Efektivët kanë arritur të gjejnë grupin prej 10 personash që mbetën të bllokuar në pikën turistike të Bogës pas mesnate.
Disa prej personave janë dërguar në spital, ndërsa raportohet se vetëm njëri prej tyre ka marrë dëmtime.
Mësohet se shtetasi me iniciale K.D., ka thyer kembën dhe po merr mjekim pranë spitalit rajonal Shkodër.