Fjala e Prof. Malltezit lidhur me raportimin 2 mujor te SPAK – Janar 2024
Gjyqtarja Irena Gjoka ka falsifikuar proces-verbalin. Dhe kur falsifikatorja është kryetare gjykate imagjino si janë të tjerët
Përkundër detyrimit ligjor që ka gjykata, në bazë të nenit 245 të KPP, për të argumentuar në vendim pse nuk janë marrë parasysh argumentat e mbrojtjes, pra ato të personit nën masë sigurie dhe të avokatëve të tij, pyetjet dhe argumentat e mia ne seancen per shuarjen e mases u lane pa pergjigje. Jo vetem kaq por gjyqtarja në vendimin në fjalë, ka transformuar tërësisht thëniet e mia, duke shenuar se une nuk kam folur asgje por vetem “Dakort me avokatet”. Gjyqtarja as nuk i pasqyroi 8 pyetjet e mia ne vendim jo me te guxonte t’i jepte pergjigje. Ky manipulim i fakteve dhe dokumentave nga nje gjyqtare tregon degjenerimin e procesit nën dirigjimin politik të Edi Ramës.
Ne dokumentet e dosjes hetimore te administruar nga SPAK, Volumi 15 (faqe 10 pdf pasi nuk jane te shenuara me numra rendore), perfshihet faqe e proces-verbalit te mbledhjes se Keshillit Teknik i KRRT te Bashkise Tirane, qe jep “OK” per piken “j”, ndryshimi i destinacionit nga zone sportive ne zone banimi, vendim i marre me date 12.05.2006 ose me heret, pasi meposhte ne te njejten faqe ka nje shenim me daten 12.05.2006, ndersa ana tjeter e fletes se bllokut te shenimeve tregon per mbledhjen pasardhese te Keshillit Teknik te KRRT qe eshte mbledhur me 16.05.2006. Keto data jane perpara sesa pala pronare familja Begeja te nenshkruante ndonje kontrate per zhvillimin e tokes me kompanine e ndertimit Kontakt. Pra, ndryshimi i destinacionit nga sportive ne banim eshte kryer nga Keshilli Teknik i KRRT (Bashkise Tirane), pa kerkese te pales pronare dhe biles para se pronaret te firmosnin kontrate zhvillimi te prones se tyre. Keshilli Teknik i KRRT perbehej vetem nga 10 drejtore te Bashkise se Tiranes te drejtuar asokohe nga Edi Rama. Ky Keshill Teknik me njerez te besuar te Edi Rames sherbente si digë ose pritë, per te mos lejuar asnje ndryshim destinacioni apo leje te pakontrolluar nga Edi Rama. Keshilli Teknik vendoste per cdo ceshtje dhe jo vetem kaq, por percaktonte edhe rendin e dites se mbledhjes se KRRT, ndaj nese Edi Rama nuk donte te kalonte ndonje ndryshim destinacioni apo leje ndertimi, e kish te thjeshte pasi urdheronte Keshillin Teknik dhe as nuk e fuste fare ne rend dite te mbledhjes se KRRT te Bashkise Tirane. KRRT mund te votonte vec ato leje ndertimi per te cilat ishte dakortesuar Edi Rama.
Del se ne 2006 Edi Rama paska kryer 10 ndryshime destinacioni ne Tirane (pjese e vendimit 132), 3 prej te cilave nga SPORTIVE ne BANIM vec me date 08.06.2006. Meqe prokuroret konsiderojne se ndryshimi i destinacionit krijon dyshime per korrupsion, e po citoj tekstin e paraqitur nga prokuroret:
“…. Perfitim i parregullt jane ndryshimet e kryera ne lidhje me destinacionin e zonave nga sportive ne te banimit, pavaresisht interesit publik qe ekziston ne lidhje me nevojen e ekzistences se ambjenteve sportive…”
A ka hetuar SPAK keto 10 nderrime te destinacioneve nga sportive ne banim? SPAK sigurisht nuk ka hetuar dhe madje në qindra faqe fabrikime të kundraligjshme, as nuk guxon t’i permende emrin Edi Ramës, ndonëse ai është i vetmi i dënuar me vendim gjykate për shpërdorim detyre dhe qe i solli dem mbi 320,000 € buxhetit te Bashkise.
Ndryshimi i destinacionit ne Ligjin e Urbanistikes ishte tager ligjor i Bashkise. Mbi kete baze Edi Rama ka ndryshuar destinacione nga sportive ne banimi biles edhe pa kerkese te pronareve! Permendja nga dy prokuroret sikur destinacionin e ndryshoi Berisha është sa qesharake sepse ligji nxjerr cullak mashtrimin, aq edhe dramatike, kur mendon sesi prokurorë të kapur nga politika manipulojnë fakte, fshehin të vërtetën dhe përdorin gjyqësorin si kamxhik për opozitën. Nuk kish tager qeveria qendrore te ndryshoje destinacionin ne territoret e bashkive dhe nuk e ka ndryshuar. Kur i nderuari Berisha ne 2005 u keshillua nga ekspertet urbaniste dhe te trafikut per rrezikshmerine per jetet njerezore mbikalimi i Zogut te Zi, nxorri aktin normativ që i dha kompetenca prefektit në lidhje me funksionimin e KRRT-ve. Edi Rama u ankua per kete nderhyrje te qeverise ne kompetencat e pushtetit vendor dhe solli ne Tirane Giovanni di Stassi, Presidenti I Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, i cili me komunikaten zyrtare per shtyp me 17.01.2006 tha se nderhyrja e qeverise mbi vendim-marrjen e bashkise nuk eshte ne perputhje me Karten Evropiane te Autonomise Vendore te KE ku Shqiperia eshte anetare, dhe se planifikimi dhe menaxhimi i territorit eshte tager i pushtetit vendor.
Nderkohe Edi Rama ne 2006 ngriti dy padi ne Gjykaten Kushtetuese: (1) coi aktin normativ per rolin e prefektit dhe (2) kerkesen qe qeveria qendrore nuk ka te drejte te nderhyje ne kompetencat e Bashkise per planifikim dhe menaxhim territorit. GJK ia pranoi te dyja keto (sipas termit se perdorur qysh ne Janar 2006 “Karta Evropiane e Vete-qeverisjes Vendore”) dhe me 10.11.2006 shpalli te pavlefshem aktin normativ mbi rolin e prefektit. Me shpalljen te pavlefshem te Aktit Normativ, qeveria nuk kish më asnje baze ligjore qe te nderhynte ne vendimet e KRRT te Tiranes per kete ndryshim destinacioni.
Komunikata per shtyp e Presidentit te Kongresit te Autoriteteve Lokale te KE per Shqiperine – vend anetar i KE por ne monitorim – edhe pa vendimin e GJK, perbente nje detyrim nderkombetar per t’u respektuar, ndonese kjo komunikate u keqperdor nga Edi Rama e u perdor si “kartabianka” per nje dyzine ndryshimesh te tjera destinacioni gjate sundimit te tij.
Prandaj KRRTRSH ia miratoi te gjitha vendimet e Edi Rames, perfshi ndryshimet e destinacionit sipas gjithe atyre 10 vendimeve nr. 132 date 08.06.2006. Prokuroret politike shkruajne se “fajin e ka Saliu!” edhe kur i shohin firmen Edi Rames, e kjo tregon nivelin trishtues te nenshtrimit ndaj urdhrit politik.
PRA: pronaret e tokes nuk e kane kerkuar ndryshimin e destinacionit. Keshilli Teknik i KRRT (i perbere vetem nga ish drejtore te Edi Rames) e paska miratuar ndryshimin e destinacionit edhe perpara sesa pronaret private te firmosnin kontrate me firmen private, dhe biles edhe perpara se te privatizoheshin objektet e rrenuara e te uzurpuara. PSE e ka ndryshuar destinacionin Edi Rama kur prokuroret politike na thone se paska interes publik qe te mos ndryshonin? Pse nuk guxojne te hetojne Edi Ramen?
Per me teper, SPAK nuk ka administruar në dosje, pra fsheh, dokumentacionin e Dhjetorit 2008, ku Edi Rama me drejtoret e tij kane miratuar zonimin funksional te Tiranes dhe kane ndryshuar te gjithe zonen ne fjale (te dy ish klubet dhe me gjere) ne zone banimi, me kodin U12 qe ne legjende shkruan “zhvillime te reja me intensitet te larte”. PRA PA kerkese te pronareve Edi Rama e ka ndryshuar destinacionin e zones qofte ne 2006 e qofte ne 2008 PA perfunduar privatizimi i objekteve te ndertuara ne toke te pronareve! A po hetohet Edi Rama? Sigurisht që jo, sepse ai është personi në drejtim të kësaj maskarade.
Per t’iu kthyer informacionit te depozituar nga SPAK per hetimet 2-mujore:
Lidhur me piken 3.1: me se fundi SPAK ka administruar dosjen gjyqsore te formes se prere “detyrimin e bashkise per te leshuar aktin e zbardhur lejen e ndertimit”. SPAK nuk paska pare qe edhe ankesa ne Gjykaten e Apelit, biles edhe Rekursi ne GJL jane firmosur personalisht nga Edi Rama. Keto jane tregues interesant se PSE Edi Rama nuk e zbardhte lejen e ndertimit per vite me rradhe.
Edhe pas vendimit te gjykates se formes se prere Edi Rama vijoi te injoroje vendimin e gjykates dhe refuzoi te zbardhte lejen e ndertimit. PSE? Kesisoj Edi Rama shkeli nenin 320 te Kodit Penal por SPAK fshihet kur del emri i Edi Rames!
Jo vetem qe nuk zbardhi lejen POR Edi Rama vijoi veprimet e kundraligjshme duke urdheruar kryeinspektorin e INU te Bashkise (Ardit Kaja) te leshoje 3 vendime te kundraligjshme per (i) gjobe, (ii) pezullim dhe (iii) prishje te punimeve te ndertimit ndonese kishte vendim gjykate te formes se prere qe detyronte bashkine te zbardhte lejen. Keto 3 shkresa tregojne se Edi Rama na kish tabele qitje dhe do shkonte deri ne shperdorim te perseritur detyre vec per urrejtjen e tij politike.
Lidhur me piken 3.2 SPAK don te hyje ne nje ceshtje civile pa lidhje me asnje aspekt te hetimit dhe te mbyllur me mirekuptim mes paleve. Njera pale sipas ligjit te kohes kish privatizuar objektin (por jo token) ndersa pronareve sipas Ligjit te Kthimit te Prones se 2004 ju kthye toka qofte me vendim te Janarit 2006 te Komisionit te emeruar nga Fatos Nano, e qofte me vendim te Agjensise se Kthimit te Pronave ne Mars 2007. Te dy palet kishin pretendime te bazuara dhe u gjet zgjidhje kompromisi mes paleve private. Prokuroret politike si militante socialiste kundershtojne kthimin e prones tek pronari i ligjshem duke e quajtur “kryerje te shkeljeve nga ana e institucioneve qe kane vendosur kthimin e prones”. SHKELJE PSE U ZBATUA NENI 8 I LIGJIT te 2004 dhe ju kthye toka pronarit te ligjshem? Vec prokurore te nenshtruar ndaj urdhrit politik mund te shkruajne thagma te ketilla!
Pika 3.3 deshmon se me se fundi SPAK paska administruar dosjen gjyqsore “shperblim demi dhe fitimi te munguar” qe mori forme te prere. Me vendim gjykate te formes se prere u konfirmua shperdorimi i detyres nga ana e Edi Rames qe rezultoi me dëm financiar mbi 320,000 euro!
PRA Edi Rama shkeli nenet 248, 320 dhe 321 te Kodit Penal dhe shkaktoi DEM mbi 320,000 Euro por SPAK jo vetëm që nuk merr në hetim Edi Ramën për këtë dëm por nuk i përmend as emrin. SPAK bën sikur nuk sheh faktin se ankimimet e pabaza në shkallët e gjyqësorit, të cilat zgjatën procesin dhe rritën demin e shkaktuar, janë firmosur nga Edi Rama personalisht, në një rast shumë të pazakontë, pasi këto akte normalisht firmosen nga zyrtarët e departamentit përkatës. Heshtja e SPAK demonstron qartë anësinë politike.
A eshte mbi ligjin Edi Rama qe spak mbyll syte fort e nuk guxon as t’i permende emrin e jo me t’a hetoje?
Rama eshte i njejti qe ka nxjerre 4 VKM te personalizuara per te grabitur rreth 1500 m2 toke te familjes Begeja per interes te xhepit te vet dhe te mikut te tij Bolino.
SPAK nuk sheh emrin dhe firmen e Edi Rames qe shkel 3 nene te Kodit Penal por shkruan se dikush qe ka pasur punuar ne institucion shteteror, vite me pas qenka punesuar tek kompania e ndertimit dhe ndonese nuk ka asnje shkelje ligjore, SPAK e shenon si gjetje?!
Lidhur me piken 3.3.1 është e pavertete qe kjo pike perben risi per hetimet, pasi SPAK ka pasur dhe administruar ne dosje cdo llogari bankare te subjekteve te perfshira ne kete dosje dhe per rrjedhoje i ka disponuar keto te dhena prej kohesh. Kjo pra eshte vetem nje perpjekje e paligjshme per zgjatjen e mases se paraburgimit dhe hetimeve. Ndryshe nga pretendimet e prokurores Millonai SPAK disponon cdo te dhene ne dosje qe tregon se cdo pagese nga FB apo shoqeria ndertuese per efekt te privatizimit te objekteve te ish klubeve Partizani kane qene hua te cilat subjektet ne fjale I kane marre mbrapsht. Kjo vertetohet edhe nga ekspertiza financiare qe u paraqit por qe u refuzua nga SPAK pasi duket se nuk i pershtatej narratives se parapergatitur.
Në pikën 3.3.2.1 SPAK vë në dukje se një ish zyrtare e agjensisë së pronave T.L, pasi është larguar nga agjensia është punësuar në firmën ndërtuese Kontakt për një periudhë të shkurtër kohe. Ky fakt vihet në dukje nga SPAK që kanë shpenzuar dy muaj për t’a hetuar këtë, muaj gjatë të cilëve kanë zgjatur masën e paraburgimit dhe kufizimit të të drejtave të tjera të personit nën hetim. Ky është vetëm një mekanizëm I turpshëm I keqpërdorimit të drejtësisë. Kjo jo vetëm sepse ky fakt ka qenë I ditur për SPAK që kur është marrë dëshmia e pare e personit të përmendur, por edhe sepse fakti as nuk sjell ndonje risi për hetimin dhe as përbën shkelje të ndonjë ligji. Në fakt SPAK nuk është në gjendje të citojë asnjë dispozitë të shkelur për rastin në fjalë. Kjo sepse praktika nuk përbën asnjë shkelje ligjore.
3.3.4-3.7: Po kështu është rasti i personit tjetër B.D, i cili as që ka qenë i punësuar nga Kontakt, por pas largimit nga agjensia shtetërore ka ushtruar aktivitet tregtar si profesionit i pavarur dhe si i tillë është nënkontraktuar, ndër të tjerë edhe nga shoqëria Kontakt. Përsëri asnjë shkelje ligjore nuk ekziston dhe nuk citohet nga SPAK dhe për më tepër situata ka qenë e ditur që më pare dhe nuk përbën risi. Fakti që SPAK ka thirrur dëshmitarë tani për t’i pyetur për këtë çështje dëshmon vetëm se SKAP ka vendosur të mbyllë sytë tek i gjuan me top ligjit dhe parave të taksapaguesve.
Tek pika 3.5 shkruan se po heton per rolin e Jamarber Malltezit ne shoqerine Homeplan por nuk ka asnje gjetje. Per me teper, prokuroret politike kane mbi 3 vjet qe po e hetojne kete gje ndaj nuk ka ndonje te re keto muaj.
Kinse veprimet e pikave 3.7-3.10 janë asgjë më shumë se gënjeshtra që fyejnë inteligjencën e çdo njeriu me dijeni për dosjen. Asnjë veprim i ri nuk është kryer nga sa raportohet në këto pika sepse të gjitha këto veprime bëjnë pjesë në gamën e cilësuar nga vetë SPAK dhe GJKKO si veprime shteruese hetimore që në vendimin e masës së datës 20.10.2023. Konkretisht, që në atë kohë SPAK ka tërhequr çdo dokumetacion të mundshëm, përfshi edhe për fëmijët e mi (biles edhe per kohen kur mbesat e Sali Berishes ende nuk kishin lindur), nga të gjitha agjensitë shtetërore, nga të gjitha bankat, si dhe kanë sekuestruar në mënyrë të paligjshme çdo dokumentacion pranë noterëve, pa lënë as edhe kopje pune. Këto pika janë prove e qartë e abuzimit dhe shkeljes së ligjit nga SPAK për t’i shërbyer axhendës politike të Edi Ramës dhe urdhrit të tij për mbajtjen time në burg në kundërshtim me ligjin dhe Konventën Evropiane.
Po njësoj, pika 3.11 është një mashtrim I qëllimshëm për të fshehur akte korruptive të SPAK të denoncuara nga ne publikisht në media. Shkresat në fjalë janë vënë në dispozicion të SPAK prej meje personalisht dhe zyrtarisht në ditët e para të shtatorit, si dokumenta shoqëruese për kërkesën time për fillimin e hetimit për kallzim të rremë ndaj Taulant Ballës. SPAK kishte dijeni mbi këto shkresa që provonin se privatizimi i objekteve të klubit Partizani kish filluar nga qeveria Nano, por jo vetëm i fshehu, por edhe pohoi para gjykatës se privatizimi kish filluar nga qeveria Berisha.
Në pikën 3.14 SPAK tregon se ka marrë dëshminë e një të dënuari për trafik ndërkombëtar droge, qe jeton ne Dubai, i cili pretendon se ndaj tij janë ushtruar presione të ndryshme për largimin nga klubi Partizani. Prokurorët politikë përsëri fshehin faktin që duhet të ishte fjalia e parë e përshkrimit të tyre: cila ishte marrëdhënia juridike e këtij personi me ambjentet e klubit Partizani që ishin prone shtetërore mbi toke private te 5 familjeve themeluese te Tiranes? A e ka hetuar SPAK këtë person për uzurpim të paligjshëm të pronës shtetërore? Sigurisht që jo, se shkelësit e ligjit, pavarësisht nëse mbajnë kostumin e trafikantit apo togës së zezë barazohen dhe njohin sivëllamët e tyre në krim.
Pika 3.17-3.20 demonstrojnë veprime aktive të prokurorëve Millonai dhe Kraja për të fshehur dokumenta ligjorë, konkretisht planin e përhapjes. Plani i Përhapjes i Forcave te Armatosura është dokument zyrtar i miratuar nga Presidenti i Republikës. Pas miratimit të tij, vetëm një dekret tjetër i të njëjtit organ mund t’a ndryshojë planin e përhapjes. Në dosjen e SPAK Vol.10 faqe 500 dhe 501 tregojne se ish Klubi NUK ishte pjese e Planit te Perhapjes se firmosur nga Presidenti Alfred Moisiu as ne 2004. Edhe 9 dite para se te burgosej Prof. Malltezi, OPGJ Adelajda Metaj, me shkresën e datës 12.10.2023, ka pohuar se shkresat e administruara nga SPAK vërtetojnë se Klubi i futbollit Partizani nuk ka qenë në planin e përhapjes që prej vitit 2004 dhe ka rradhitur shkresat që provojnë këtë konkluzion. Për të çbërë akte ligjore – dekretet e Presidentit të Republikës – SPAK ka thirrur në ndihmë dëshmitarë, që në rastin më të mire u janë bërë pyetje disorientuese dhe në rastin më të keq gënjejnë për tagrat që marrin përsipër, pasi tagra për të ndryshuar dekretet e Presidentit të Republikës sigurisht që nuk i kanë. Përsëri këto veprime përbëjnë shkelje ligji sipas orekseve politike të Edi Ramës.
Tek pika 4 SPAK thote se po kryen ekpertime per celularin e Jamarber Malltezit, por harron te thote qe po e heton Prof. Malltezin per ceshtje te para 18 viteve kur nuk ka pasur ekzistuar as smart-phone dhe asnje aplikim komunikimi, prandaj te gjitha jane shfaqje me rregji nga Edi Rama qe i beri presion publik SPAK duke i urdheruar te luftojne opoziten “Zonja dhe Zoterinj te SPAK, Zgjohuni! Po deligjitimoni SPAK-un dhe Reformen ne Drejtesi!” (Edi Rama, fjala ne Asamblene e PS, 07 Maj 2022).
Në pikën 5 prokurorët shprehen se kane dyshime per korrupsion pasiv, por përsëri në asnjë moment nuk tregojnë dhe nuk kanë sjellë asnjë informacion të ri se pse Jamarbër Malltezi, pa pasur asnjëherë status zyrtari publik ngarkohet me vepren penale të korrupsionit pasiv, që mund të kryhet vetëm zyrtarëve publikë. Nuk tregohet se si është konsumuar kjo vepër prej tij, si ka marrë mite për t’i kthyer vetes pronën.
Nuk tregohet sesi mund të influencojë ai mbi prova që kanë qenë publike që prej 15 vitesh dhe që nuk ka mundësi të ndryshojnë. Është e cekët përpjekja për të argumentuar se kalimi i shoqërisë Homeplan në likuidim është tentative për të zhdukur provat. E para, GJKKO ka vënë në sekuestro kuotat e mia në këtë shoqëri dhe për rrjedhojë pavarësisht masës së sigurimit personal unë nuk kam mundësi të ushtroj të drejtat që rrjedhin nga kuotat. Për pasojë, vetëm ky fakt rrëzon argumentin e SPAK mbi masën e sigurisë arrest me burg. Së dyti, GJKKO që shqetësohet për likuidimin e shoqërisë Homeplan ka vënë nën sekuestro vetëm kuotat e mia që përbëjnë pakicë në shoqërinë Homeplan, llogaritë e mia, pasuritë e mia, gjë që dëshmon se ky është nje vendim politk që nuk ka lidhje me realitetin. Likuidimi i shoqërisë Homeplan është proces i ligjshëm që synon të likuidojë detyrimet reciproke të shoqërive ndërtuese e zhvilluese dhe konsumatorëve-blerësve të apartamenteve. Ai është proces tregtar dhe nuk përbën mburojë për përgjegjësinë penale të administratorëve apo ortakëve të një shoqërie tregtare, në rast se ka prova për këtë të fundit, pasi shoqëria tregtare ofron përgjegjësi të kufizuar financiare për ortakët dhe jo kufizim të përgjegjësisë penale për veprimet individuale të tyre.
Zhvillimi i projektit është kryer kryesisht përmes vetë-financimit. Janë 350 kontrata shitjesh qysh në gropë në vitet 2010-2011 që siguruan vetë-financimin. SPAK i ka sekuestruar te gjitha por ka zgjedhur te fshehe faktin. Pati ndarje detyrash mes partnerëve dhe sfida më e madhe ishte ruajtja e tokës e plote dhe e pacënuar mes gjithë familjeve pronare dhe banorëve informalë. Shumë debate pati mes pronarëve por jemi krenar që si fisnikë zbatuam standardin më të lartë social: zgjidhje të hallit të tyre për strehim ose kompensim për të gjithë banorët informalë dhe jo përzënie me dhunë! Diskutime dhe negociata pafund me pronarët dhe informalët. Kontrata jo vetëm me familjet pronare por edhe me 42 familje informale. Asnjë banor informal i strehuar në ato objekte të rrënuara dhe të blera nga pronarët e ligjshëm nuk u përzu me dhunë, por ju zgjidh halli me sigurim banese ose kompensim! Kontraston shumë me Edi Ramën që përdor qindra policë për të nxjerrë me dhunë banorët që kanë ndërtuar vetë shtëpite e tyre.
Prof. Malltezi bleu edhe mbi 2200 m2 të tjera nga bashkëpronarët e tokës për të siguruar që toka do mbetej e plotë dhe e pacënuar me persona të tretë.
Fitimet ne nje aktivitet biznesi varen me suksesin e projektit dhe jo kush nga partneret jep hua me shume ne nje moment apo ne nje tjeter. Ruajtja e tokes e pacenuar dhe investimi per te blere cilindo qe donte te shiste token ishte pike kritike per suksesin e projektit. Prof. Malltezi perdori fondet e veta per te blere toke nga cilido bashkepronar pasi hyrja e paleve te treta ne proces mund te rrezikonte suksesin e projektit. Vetem mbajtja e tokes e pandare do siguronte suksesin e projektit pasi do shpendanin uniformisht te gjithe kostot e projektit perfshi (i) shpenzime privatizimi te objekteve te rrenuara, (ii) shpenzime per sigurim banimi ose kompensim te banoreve informale, (iii) shpenzime per konceptin urbanistik te zones me arkitekt te shkelqyer por te shtrenjte, (iv) shpenzime te projekteve arkitekturore te vecanta, (v) shpenzime per kopshtin/cerdhen qe ju dhurua komunitetit, si edhe (vi) vepra arti per komunitetin.
SPAK përfundon me shprehjen se “nuk kanë rezultuar të dhëna të reja që të zbehin apo cënojnë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se shtetasi Jamarbër Malltezi ka konsumuar veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”…
POR: Ku qenka ndonjë fakt apo provë e vetme që mbështetka dyshimin e arsyeshëm? SPAK ka detyrimin të saktësojë SI, KU dhe KUR qenka kryer.
Në Diktaturë nënshtrimi ndaj urdhrit politik bën që të kërkohen prova që “të zbehin ose cënojnë dyshimin” ndërsa në demokraci duhen prova që të vërtetojnë dyshimin. “I pafajshëm derisa të provohet fajësia” e jo “I fajshëm derisa të provohet pafajësia”.
Si përfundim, mos u fshihni pas gishtit. Deklaroni troc që:
- Taulant Balla ka kryer kallzim të rremë, vepër penale e dënueshme sipas nenit 305 të KP por nuk guxoni të shpreheni;
- Destinacionin e tokës e ndryshoi Edi Rama edhe pa kërkesë të pronarëve edhe pa përfunduar privatizimi. Edi Rama ka ndryshuar 10 destinacione vetëm me vendimin 132 të vitit 2006 dhe nuk hetohet. Edi Rama po grabit edhe sot mbi 6 miljon m2 troje në bregdet duke i ndarë sipas qefit për miqtë e vet e prapë SPAK nuk guxon as t’i përmendë emrin.
- Edi Rama ndryshoi destinacionin e gjithë zonës në fjalë duke miratuar zonimin funksional të Tiranës në Dhjetor 2008. Hartat e firmosura nga Edi Rama dhe 11 drejtorë të tij edhe sot mbahen të fshehura nga SPAK.
- Edi Rama ka shkelur nenet 248, 320 dhe 321 të Kodit Penal duke refuzuar të respektojë vendimet e gjykatave dhe shkaktuar dëm mbi 320,000 euro por ju këtu fshihni emrin e Edi Ramës edhe kur ju del në shpërdorim detyre me vendim gjykate!
Ky është një proces politik, i urdhëruar nga Edi Rama në Kongresin e PS, më 09 Prill 2022 ku tha: “SPAK-i në këtë rast ka një detyrim që e tejkalon shtetasin e ndaluar familjarisht të hyjë në Shtetet e Bashkuara.” Brenda muajit Edi Rama përsëriti urdhrin ndaj SPAK në Asamblenë e PS, më 07 Maj 2022 ku përsëriti: “Jemi vetëpërmbajtur, deri ku tani nuk mban më, Përballë kësaj tallje të madhe, durimi ynë po soset. Zonja dhe Zotërinj të SPAK-ut zgjohuni! Po deligjitimohet SPAK-u dhe i gjithë sistemi i ri i drejtësisë”.
Juve këtu thjesht ju nënshtruat urdhrit politik të Edi Ramës.