Vdèkja tragjike e 28 vjeçares te ‘Amerikan 2’, kurohej në Belgjikë për kancèr, në Shqipëri e futën në operacion kirugjikal!

0
116

E sëmurë me tumor në mitër, mjekët e Amerikan 2 ishin në dijeni dhe gjithsesi pranuan ta operonin për heqje dhjami 28-vjeçaren Irida Hasalla e cila vdiq pasi e futën nën thikë.

Është kjo përmbledhja tragjike e mjekësisë shqiptare dhe kryesisht lakmisë për para kur madje vihet në lojë edhe jeta e një njeriu.

E reja e cila kurohej në Belgjikë për kancer, ndërroi jetë një ditë pas operacionit pasi siç thonë familjarët, ajo pësoi trombozë pas operimit sapi tentoi të çohej në këmbë. Asnjë nga infermieret e Amerikan 2 nuk pranoi ta shoqëronte për në banjo dhe aty 28-vjeçarja u rrëzua në tokë për të mos u çuar më. Iu mënshtrua një tjetër operacioni për 6 orë pasi pësoi trombozë.

Ata akuzuan ekskluzivisht për JOQ mjekët e këtij spitali që i sheh pacientët si kafshë për t’u therur, për mjekim të pakujdesshëm, pasi 28-vjeçarja me sëmundjen që kishte, tumor në mitër, nuk duhej t’i nënshtrohej asnjë ndërhyrje kirurgjikale.

Vëllai i saj, Arenc Hasalla thotë:

“Sëmundja e tillë nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë asgjë”.

Ditën që e reja i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, me të ka qenë shoqja e saj e cila thotë se janë shpenzuar 4000 euro për këtë operacion.

Por si po tenton Klodian Allajbeu të mbulojë kasaphanën e fundit të ndodhur në spitalin e tij pas denoncimeve të pafundme e rasteve skandaloze të bëra publike në JOQ e të tjera media nga qytetarë të shumtë për trajtimet në këtë spital?!

Në skedën e vdekjes thuhet se 28-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe të panjohura, por do jetë autopsia ajo që zbulojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë si dhe marrjen në pyetje të familjarëve, mjekëve si dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion, por asnjë person nga ky spital nuk është ndaluar megjithëse rastet e vdekjeve nga pangopshmëria për para janë të përsëritura.

 

Spitalit nuk i është hequr licenca, pavarësisht se janë marrë disa jetë njerëzish, e pronari me mjekët as nuk janë ndaluar. Kaq mjafton për të kuptuar se kjo është mjekësia dhe drejtësia shqiptare miq./ JOQ

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here