Bardhi në Kongresin Amerikan, takon kongresmenin Pete Sessions: SHBA aleat në rrugëtimin tonë për një Shqipëri demokratike

0
426

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës së sotme ai është takuar me kongresmenin republikan Pete Sessions.

Lajmin e ka bërë publik vetë Bardhi, ku shprehet se partneriteti strategjik me SHBA do të jetë i tillë përjetësisht.

Bardhi: Në Kongresin Amerikan kisha kënaqësinë të takoja Kongresmenin Republikan Pete Sessions, me të cilin ndamë çështje me interes për Shqipërinë dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona. Shqipëria është me fat që ka aleat Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kjo do të vazhdojë të mbetet e pacënuar përjetësisht.

Pavarësisht problemeve me të cilat Shqipëria përballet gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë korrupsionin, mungesën e shtetit ligjor apo demokracisë funksionale, SHBA ka qenë gjithmonë prezent për të na ndihmuar në rrugtimin tonë për një Shqipëri demokratike dhe të zhvilluar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here