Votohet qeveria teknike e drejtuar nga kryeministri shqiptar Talat Xhaferi

0
129

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar me vota 65 pro, kundër tre, pa asnjë abstenim, qeverinë teknike të drejtuar nga kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë, ashtu edhe siç paralajmëruan nuk votuan qeverinë teknike, ndërsa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezentë në sallë.

Xhaferi në postin e kryeministrit pason Dimitar Kovaçevskin, i cili dha dorëheqje bazuar në Ligjin për zgjedhje, i cili parasheh që në 100 ditë para zgjedhjeve të zgjidhet një Qeveri teknike, e cila ka mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet presidenciale.

Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta.

Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here