Berisha uron Talat Xhaferin: Akt historik dhe arritje e Maqedonisë së Veriut !

0
107

Kryedemokrati Sali Berisha ka uruar kryeministrin e zgjedhur në detyrë, Talat Xhaferi.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Xhaferi zgjidhet si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Berisha e ka cilësuar si akt historik dhe arritje të vendit fqinj.

“Një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.

Miq, sot Talat Xhaferi, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe ish-Kryetar i Parlamentit votohet në një akt historik si Kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryeministrit Xhaferi suksese në misionin e tij të rëndësishëm”, shkruan Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here