U shfaq me shall të kuq/ Noka i përgjigjet Sadushit: Festove njësoj si rusët me simbolet e komunistëve

0
89

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu përgjigj kreut të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi i cili bëri një reagim pas publikimit të fotos ku ai shfaqet në një aktivitet publik me shallin e kuq në qafë, një simbol të komunizmit.

Flamur Noka shkruan se Sokol Sadushi festoi njësoj si rusët me simbolet e komunistëve.

POSTIMI I PLOTË

1- 8 Maji është data e fitores së antifashistëve mbi nazizmin…

9 Majin e festojnë komunistët dhe rusët.

2- Shalli i pionierëve të Enverit nuk është simbol i antifashistëve në botë, por vetëm i komunistëve.

3- Grushti lart në nderim nuk është simbol i antifashistëve, por vetëm i komunistëve.

Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë festoi me 9 Maj, me shall të pionierëve të Enverit dhe nderoi me grusht…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here