Berisha: Këtë natë nderojmë Ibrahim Rugovën, mendja e diplomacia a tij i bëri shqiptarët komb të lirë

0
104

Nga ballkoni i shtëpisë së tij, Sali Berisha u shpreh se këtë natë një nderim i përket arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit që e bëri çdo shqiptar të lirë, Ibrahim Rugovës.

Ai shtoi se Ibrahim Rugova, pena, mendja dhe diplomacia a tij i bëri shqiptarët si komb të lirë, pasi gjysma e këtij kombi ndodhej në pushtim

Berisha: Mirënjohje të pakufishme, për secilin prej jush, për guximin, vendosmërinë tuaj në këtë betejë epike për Shqipërinë dhe shqiptarët.  Me qëndresën, rezistencën tuaj, ju frymëzoni dhe do të frymëzoni çdo ditë, çdo shqiptar që aspiron për lirinë e tij. Çdo shqiptar që konsideron thelbin e qenies së tij, të lirisë së tij, dinjitetin njerëzor.U bënë tre javë që ju çdo natë, në çdo kohë, në muajin më të idhët të vitit për motin, mblidheni në ‘rrugën e Shpresës’ dhe e shndërruat atë jo vetëm të shpresës, por rrugën e ndriçimit të mendjes dhe zemrave të shqiptarëve, rrugën e frymëzimit dhe inkurajimit të shqiptarëve në këtë betejë, kundër të keqes më të madhe që ka pllakosur Shqipërinë dhe shqiptarët pas Enver Hoxhës dhe që quhet, Edi Rama

Këtë ditë, këtë natë një nderim i përket arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit që e bëri çdo shqiptar të lirë, Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova është luftëtari më i fuqishëm, më legjendar, personaliteti më i madh që nga koha e Skënderbeut i Kombit shqiptar.  Është gjeniu i penës politike. Askush në historinë e këtij kombi nuk ngjet më shumë me Skënderbeun legjendar, se sa Ibrahim Rugova.

Shpata, mendja, diplomacia e Skënderbeut mahniti botën. Shpata, mendja, diplomacia e Skënderbeut lartësoi shqiptarët në zenitin e kohërave. Ibrahim Rugova, pena, mendja dhe diplomacia a tij i bëri shqiptarët si komb të lirë, pasi gjysma e këtij kombi ndodhej në pushtim. Asgjë në histori shqiptarët nuk kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeut dhe penën e Ibrahim Rugovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here