Ende pa kaluar 48 orë nga nisja e spektaklit Big Brother Vip 3, në shtëpinë më të famshme kanë nisur intrigat, debatet dhe aleancat mes banorëve.
‘Prime’ i ditës së nesërme premton spektakël. Ashtu sikurse u paralajmërua natën e parë, nesër shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.
Aktualisht në BBV3 janë 18 banorë të cilët kanë ndezur debate ende pa u njohur me njëri-tjetrin. Rikja është përplasur me Julin dhe Gazin, Roza Lati me Ledjonën, Egla me Ilnisën, por jo vetëm.
Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.
Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet.
Big Brother Vip vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.
Mbetet për t’u parë se cilët janë ata që do t’i bashkohen shtëpisë duke e çuar numrin e konkurrentëve në plot 24.
Perfliten si emra Olsi Bylyku, Kejsi Tola dhe moderatoret Lei Kraja dhe Erjola Doçi,koreografi Albi Nako si edhe Sardi Strugaj.