Opozita duhet të burgoset në dhjetor

0
112

Vladimir Putin nuk ka ndonjë inat të caktuar me kundërshtarët e tij politikë që mund të ketë ndonjë ndikim nga historia politike në Rusi. Ai thjesht nuk do opozitë dhe do të qeverisë i qetë. Disa i vret, disa i burgos, disa i degdis ose jashtë vendit, ose ne zonat e thella ruse ku nuk punon telefoni.

Ndërsa në Shqipëri aktualisht opozita ndodhet nën një sulm të orkestruar politik dhe zyrtar, që jo vetëm të jetë e përçarë, por edhe të jetë e burgosur. Ndërsa për degdisje, rilindja e drejtuar nga Edi Rama ka 10 vjet që përzë shqiptarët nga vendi duke u humbur shpresën e tyre për një të ardhme të mirë në vendin e tyre. E shumica e atyre që janë degdisur nëpër hullitë e emigracionit, i përkasin shtresës që votonte opozitën e sotme. Kështu rilindësit kanë ulur në minimum aftësinë e reagimit qytetar.

E udhëzuar nga kongreset e njëpasnjëshme të partisë-shtet, që qeveris vendin, organi i akuzës, i cituar me shkurtim si SPAK, ka ngritur akuza blof, mediatike pa asnjë bazë, fakt apo argument ndaj liderit të opozitës dhe kërkon që ta burgosë.

Në fillim i arrestuan dhëndrin, një intelektual kalibri, i cili me kurajë dhe vetëdije qytetare kishte vite qe denonconte haptas aferën me të fëlliqte të vjedhjes nga rilindja, atë të inceneratorëve. Dhe komunistët nuk ia falin këtë denoncim.

Tani në dhjetor kërkohet t’i mbyllet goja opozitës dhe liderit të saj me gjyqtarë dhe prokurorë të dyshimtë.

Kanë zgjedhur pikërisht dhjetorin si muajin e hakmarrjes politike duke pasur parasysh se ishte dhjetor atëherë kur Berisha drejtoi lëvizjen antikomuniste që u hoqi nga duart pushtetin etërve të këtyre që janë sot në pushtet dhe që kanë zgjedhur dhjetorin që të dënojnë opozitën.

Dhe qershia mbi tortën e helmuar të akuzave është se në krah të rilindjes janë edhe ushtarët e Vulës ose partisë së Hiçit që zgërdhihen e luten që akuzat për liderin e opozitës të shtohen që të krijojnë idenë e bindjes dhe të se vërtetës që nuk ekziston askund. Ata kanë gati lugën e lëpirjes për Ramën. Përveshin mëngët e recitojnë në kor si bretkosat refrenin që i thotë Rama pas ushqimit që u jep Balla.

Sulmet e fundit ndaj opozitës jo vetëm certifikojnë partinë-shtet, por presin shiritin përfundimtar të instalimit të diktaturës së re, moderne, me drejtësi të kapur, media të nënshtruara dhe opozitë të emëruar. Kjo nuk duhet t’i ndodhë Shqipërisë.

Aq me tepër sulmet ndaj atij që futi vendin në NATO dhe hoqi vizat për shqiptarët, pa hapur asnjë ditë shampanjë, e shtojnë edhe me shumë frikën se ky vend po behet i pajetueshëm e flukset e të ikurve shtohen përditë. Kjo tregon se Rama me hullinë e tij nuk e do integrimin që të vjedhë lirshëm. Burgu për opozitën është dhunim i demokracisë dhe përdhosje e vlerave të saj. Me opozitën e vërtetë në burg dhe integrimin stopuar ai vjedh kollaj paratë e shqiptarëve. Por duhet të përgatitet për përballje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here