Nesër gjyqi për vulën e PD/ Bushati: Vë bast se gjykata do gjejë një menyrë për ta lënë zvarrë verdiktin

0
153

Analisti Andi Bushati ka reaguar në lidhje me gjyqin që pritet të zhvillohet nesër në Gjykatën e Lartë, për “vulën” e Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shprehet i sigurit se Gjykata e Lartë do të gjejë një mënyrë për ta zvarritur procesin, ashtu siç po zvarritet, prej dy vitesh, edhe pse sipas tij, të gjithë shqiptarët e dinë se kujt i takon vula e PD-së.

Ai shton më tej se qëllimi i reformës në drejtësi duket se ka qenë të shërbejë si hanxhar ndaj kundershtareve te pushtetit.

“Ve bast se neser Gjykata e Larte do gjeje nje menyre per ta lene zvarre (prej 2 vjetesh tashme) verdiktin se kujt i takon vula e PD Drejtesia e re nuk po i jep dot pergjigje as nje gjeje qe nuk ka shqiptar qe nuk e di Mjafton kjo per te kuptuar edhe aktet e fundit militante te SPAK dhe te turpshme te Gjykates Kushtetuese. Me sa duket qellimi i reformes paska qene te sherbeje si hanxhar ndaj kundershtareve te pushtetit” – shkruan Bushati.

Kujtojmë se vendimi i parë për logon dhe vulën e PD-së u mor nga gjykatësi i Tiranës, Agron Zhukri në 25 mars 2022. Ai e konsideroi të ligjshëm kuvendin që ish-kryeministri Sali Berisha në 11 Dhjetor 2021. Sipas Zhukrit, procedura e ndjekur ishte e rregullt dhe e bazuar në statutin e kësaj force politike. Gjykatësi përcaktoi detyrimin që të gjitha ndryshimet statutore dhe ato për riorganizimin e strukturave partiake deri në zgjedhjen e organeve të reja drejtuese të reflektoheshin në regjistrin e partive politike

Ky vendim i Zhukrit u dërgua në Gjykatën e Apelit nga grupimi i Enkelejd Alibeaj, i komanduar në atë kohë në krye të partisë nga Lulzim Basha. Në 3 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi që të rikthejë çështjen në Shkallën e Parë pasi më parë kishte pranuar si palë edhe grupimin e Alibeajt. Vendimi Apelit u ankimua në Gjykatën e Lartë nga grupimi i Sali Berishëd. Tashmë fati i vulës së PD-së është në Gjykatën e Lartë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here