Rilindja kudo njësoj! Taksat dhe tarifat që rriten nga Beci në Bashkinë e Shkodrës në vitin 2024

0
240

Përveç festave të bukura që po organizon këtë fundvit, Bashkia Shkodër, ka edhe një “surprizë” në datën 29.12.2023, kur mblidhet Këshilli Bashkiak për të miratuar buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024.

Në paketën fiskale për vitin e ri parashikohen këto rritje të taksave dhe tarifave:

  1. Taksa e ndikimit në infrastrukturë për për ndërtimet e reja në zonën 1, propozohet të rritet nga 4% aktualisht në 8%, pra në maksimumin që parashikon ligji. (Qendra historike dhe zona e mbrojtur përreth saj për qytetin, Thethi, Shiroka, Zogaj, Velipoja).
  2. Taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja në zonën 2, propozohet të rritet nga 4% që është aktualisht në 6%. (Qyteti i Shkodrës, duke përjashtuar, zonat e përmendura në pikën 1).

3.Tarifa për aplikim leje zhvillimi ishte 1500 lekë bëhet 3000 lekë për individët dhe 5000 lekë për shoqëritë e ndërtimit.

  1. Tarifa për aplikim leje ndërtimi ishte 2500 lekë bëhet 5000 lekë për individët dhe 10000 lekë për shoqëritë e ndërtimit, duke shtuar edhe tarifa për aplikim ndryshim projekti, funksioni, prishje, shtyrje afati dhe leje infrastrukture nga 3000-10000lekë secila, në varësi individ apo shoqëri ndërtimore.
  2. Tarifa për çertifikatën e perdorimit ishte 5000 lekë deri në tre kate dhe 10000 lekë për objekte mbi tre kate, bëhet 50 lekë metri katror i ndërtimit.
  3. Shtohet tarifa për akt kontrollin e kantierit të punimeve 5000 lekë deri në tre kate dhe 10000 lekë për objekte mbi tre kate.
  4. Shtohet tarifa për akt kontrollin e themeleve dhe kuota 0 të punimeve 5000 lekë deri në tre kate dhe 10000 lekë për objekte mbi tre kate.
  5. Shtohet tarifa për akt kontrollit të përfundimit të karabinasë të objektit 5000 lekë.
  6. Tarifa për zënien e hapësirave publike në qendrën e qytetit (përdorim trualli nga biznesi) nga 350 lekë m2 bëhet 600 lekë m2 në muaj për periudhën (prill-shtator).
  7. Shtohet tarifa për zënien e hapësirës publike për tregtim bujqësor 60 lekë m2 në ditë dhe blegtoral 130 lekë m2 në ditë. (Për Velipojën dhe Njësitë Administrative ka tarifa të veçanta).
  8. Shtohet tarifa shfrytëzim i Tregut në Rus për fruta-perime, 7000 lekë në muaj.
  9. Shtohet tarifa shfrytëzim i Tregut në Rus për artikuj ushqimor, 7500 lekë në muaj.
  10. Shtohet tarifa shfrytëzim i Tregut në Rus për mjalë dhe erëza, vaj ulliri, 6000 lekë në muaj.
  11. Shtohet tarifa shfrytëzim i Tregut në Rus për tregtim bylmeti në banak, 12000 lekë në muaj.
  12. Shtohet tarifa shfrytëzim i Tregut në Rus për tregtim peshku në banak, 18000 lekë në muaj.
  13. Shtohet tarifa e shfrytëzimit të hapësira publike të hapura (trotuare, sheshe), 100 lekë m2.(Për Velipojën dhe Njësitë Administrative ka tarifa të veçanta).
  14. Shtohet shfrytëzim i hapësira publike të hapura për panaire sezonale 60 lekë m2. (Për Velipojën dhe Njësitë Administrative ka tarifa të veçanta).
  15. Tarifa për ushqim në kopshte nga 140 lekë bëhet 160 lekë në ditë dhe në çerdhe nga 110 lekë bëhet 125 lekë.
  16. Ndryshohen tarifat në sektorin e pyjeve sipas VKM nr. 559, datë 29.07.2022.

Përveç taksave dhe tarifave parashikohen rritje edhe të kamatvonesave në rast mos shlyerje të detyrimeve të taksave dhe tarifave me bazë ditore përkatësisht 0.06% të detyrimit të papaguar në ditëm.

Gjithashtu, parashikohen edhe gjoba si kundërvajtje administrative që variojnë nga 5000-20000 lekë.

Për të gjithë individët dhe grupet e interesit që duan të japin mendime, vlerësime, sugjerime apo kundërshtime mund të marrin pjesë në dëgjesën publike të datës 27.12. 2023 ora 12.00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.

Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen deri me datë 27 Dhjetor 2023 edhe me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet email në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here