Është Sali Berisha Ai, o budallenj

0
366

Nga Isuf Çelaj:

Siç thoshte Winston Churchill: “E vërteta është e padiskutueshme. Ligësia mund ta sulmojë, injoranca mund ta përqeshë, por në fund ajo mbetet aty”.

Profesor Doktor Sali Berisha, nuk është thjesht individi Sali Berisha, por është historia 33 vjeçare e Partisë Demokratike. Histori kjo, që ndryshe nga Partia e Punës, sot Sekti i Rilindjes, nuk ka asgjë për të cilen ne si demokratë ta mbajmë kokën ulur.

Paraardhësit tanë gjenetik dhe politik dhe ne si demokratë, nuk i kemi duart me gjak shqiptarësh.

Ne kemi ndërtuar demokraci, jo shkatërruar atë.

Ne i kemi hapur dyert e Europës, jo mbyllur ato.

Ne futëm Shqipërinë në NATO dhe siguruam lëvizjen e lirë e pa viza në hapësirën Shengen të shqiptarëve.

Ne iu kemi shërbyer interesave të kombit, dhe nuk i kemi shitur kurrë ato.

Ne kemi patur dhe kemi model demokracinë perendimore, jo diktaturën dhe autokratët lindorë.

Ne jemi njerez të lirë, njerez me guxim dhe kurajo, njerëzit që kundërshtuan rregjimin dhe diktaurën më të eger të Europës dhe e përmbysem në vitin ‘90. Kemi qenë dhe jemi ata që luftojmë për dinjitet!

Ne jemi pasardhës të njerëzve që guxuan t’i thonë jo rregjimit, pasardhës të fisnikërisë shqiptare, të elites intelektuale, të persekutuar, internuar dhe pushkatuar nga parardhesit politik dhe gjenetik të sektit të rilindjes.

Demokratët nuk janë njerez të rrjeshtit, por janë njerez të lirisë, njerez me kurajo dhe guximtarë.

Sali Berisha është ai, që ka lënë gjurmët më të rëndësishme në momentet më kyçe të historisë sonë të pas viteve ‘90.

Shpirtrat e mëdhenj gjithmonë janë luftuar dhe kundërshtuar nga mediokrit dhe meskinët. Para personalitetit, dinjitetit, karakterit, atdhetarizmit dhe ndërshmerisë së Sali Berishës, sekti i rilindjes, një mutacion komunist, ndofta ndihen edhe të neveritur, ndihen si minjët përballë luanit.

Mund të burgoset Sali Berisha, por nuk mundet kurrë të burgoset demokracia, plurarizmi, fjala dhe shpirti i lirë i demokratëve.

Mund të burgoset Sali Berisha, por nuk mundet kurrë më, që të burgosen apo kufizohet padrejtësisht liria e levizjes së shqiptarëve.

Mund të burgoset Sali Berisha, por demokratët do t’ua rikthejnë edhe një herë shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë dhe me dinjitet, si qytetar europian dhe jo si qytetarë të botës së tretë.

Mund të burgoset Sali Berisha, por shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të jenë gjithnjë e më të bashkuar përkunder dëshirës Vuçiç-Rama.

Me gjithë zellin e pashoq të rilindasve e shërbëtorëve dhe marjonetave të tyre që dëshirojnë ta shofim të kryqëzuar si Krishtin Sali Berishen të jeni të bindur se Ai do të “ringjallet” dhe do të jetë akoma më i fortë e i vendosur në misionin e Tij fisnik për kthimin e demokracisë e mbrojtjen e pluralizmit!

Ka dhënë prova Sali Berisha se Ai mund të ngrihet nga hiri si një Sfinks i vertetë!

Ai është Sali Berisha o budallenj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here