Berisha: Të enjten do jem kudo, në sallë, te qytetarët, në betejë pa kthim!

Gazetarët e kanë pyetur sot liderin e opozitës, Sali Berishën, për protestat e opozitës dhe se ku do të ishte ai vetë personalisht, ditën e protestës së radhës të thirrur më 21 dhjetor përpara Kuvendit dhe Berisha u përgjigj:

“Protesta e kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Ta them unë, se pakkush mund të ketë një arkivë më të pasur se kam unë. Për rrethanat që u thirr, ajo ishte një protestë e shkëlqyer.

Kjo tjetra, ka një gjë, se duhet të kuptohemi. Kompleksiteti  rrethanave, vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë, i lejon të vijnë në protestë dhe ne e kemi shumë të qartë këtë punë.

Për ne e rëndësishme është që nisëm tani protestat për të mos i ndaluar më gjer ditën e fitores mbi narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo ka rëndësi. Ku do jem unë atë ditë?!  Kudo do jem unë. Pantotenik. Në sallë, jashtë salle, te qytetarët dhe kudo! Në betejë, betejë pa kthim!”

Berisha: Të enjten do jem kudo, në sallë, te qytetarët, në betejë pa kthim!

Nën akuzë për korrupsion, GJKKO nis gjykimin

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko