‘Papërgjegjshmëri komike dhe tragjike në kurrizin e një populli’

0
259

Nga Tritan Shehu.

Rama hodhi fishekzjarre edhe në Bruksel, po Brukseli na la jashtë përsëri, ndërsa sot Kryeministri kërkon t’i fshihet realitetit si mbreti lakuriq!Asnjë hap përpara drejt Europës. E dhimbshme! Jo për faj të Greqisë mike!Jemi përsëri në nivelin e 2013-ës përballë BE-së në procesin e integrimit. Në të vërtetë edhe më keq, kemi humbur 10 vite! Edhe Rama po përpiqet të fshehë të vërtetën me lojëra fjalësh

Këshilli i Europës vendosi shtatë kushte për çeljen e kapitujve dhe sipas këtyre kushteve nuk kemi të bëjmë me çështjen “Beleri” si çështje bilaterale me Greqinë. Ajo është vetëm një simptomë e deformimeve të thella e të gjera të demokracisë, e një drejtësie nën urdhrat e regjimit, shkeljeve të të drejtave, etj. Ndërsa “harku” i kushteve është shumë më i gjerë, prek në origjinë, sepse ky është dhe realiteti ynë autokratik, që nga dialogu i brendshëm, qëndrimi ndaj medias, respektimi i parimeve të demokracisë, lufta me krimin e korrupsionin etj.

Megjithatë Rama për të disatën herë do të hedhë fishekzjarre e do të hapë shampanjë, do të bëje festë për të festuar dështimin e radhës!

Qesharake kjo! Papërgjegjshmëri komike, por dhe tragjike në kurrizin e një populli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here