Nga Alba KEPI
Për të 12 vit rresht Shqipëria po qelbet me drogë.
Shumëfishohen plantacionet klandestine me kanabis në krahasim me 2022.
Autoritetet italiane konfirmojnë sot se monitorimi nga ajri i Guardia di Financës i territorit shqiptar ka zbuluar përgjatë vitit 2023, 1429 plantacione ilegale me marijuanë 108282 rrënjë kanabis.
Më 2022 Guardia Di Finanza zbuloi 1094 plantacione me drogë e 40921 rrënjë kanabis.
Më 2023 janë zbuluar 400 plantacione më shumë e 60 mijë rrënjë më tepër se më 2022.
Vit pas viti të dhënat vërtetojnë se droga e marijuana pushton territoret shqiptare. ndot tregun ekonomik e sipërmarrjet e ndershme.
Mjaft të shohësh Tiranën.
6000 euro metri katrorë për të banuar mes një qyteti me histori të zhdukur.
Rreth e quark qytetit grupet e strukturuara kriminale kanë ngritur gropat me plehra që kanë zhdukur pyje e pasuri natyrore duke helmuar tokën.
Në cdo vend e qytet demokratik pasuria natyrore e monumentet historike mbrohen mga shteti, në Shqipëri mbrojtja u jepet shkatêrruesve, helmuesve, grabitësve të pronës e parave publike.