Inceneratori/ Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund, dokumentin që kam dorëzuar më datë 1 nëntor

0
208

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e fundit vendore, paraqiti disa fakte të tjera sot lidhur me hetimin e cunguar që ka ndërmarrë Struktura e Posaçme Antikorrupsion për inceneratorin inekzistent të Tiranës. Këlliçi tha se SPAK ka hequr nga dosja, dokumente të rëndësishme prove që i janë dorëzuar nga PD-ja/

Dua të ndalem tek një pikë shumë të rëndësishme, tek mosfunksionimi i njësisë së zbatimit të projektit, pikërisht për faktin se tashmë në bashkinë e Tiranës, është publik shqetësimi dhe mes gjithë punonjësve të administratës se kushdo që firmos për këtë aferë duhet të bëjë burgun për Erion Veliaj.

Ndaj dhe ka një arsye se pse për dy vite, askush nga bashkia e Tiranës nuk merr përsipër të firmosë në emër të Veliajt për të bërë burgun për të.Kështu që nëse njësia e zbatimit të projektit do të duhet të funksionojë, dhe me të drejtë administratori shtetëror, Arjan  Baçi i bën thirrje Erion Veliaj të çojë anëtarët, dhe zv/kryeministrja Balluku i bën thirrje të çojë dy anëtarët, le të shkojë Erion Velaij si anëtar i njësisë së zbatimit të projektit dhe të firmosë e të bëjë ai burgun me dinjitet dhe jo punonjësit e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here