Giulia di Tillio, Egli Gjeci dhe Hoti Altin, të tre rreth të 20-ave, humbën jetën në një aksident tragjik në Itali, disa ditë më parë.
“Corriere della Serra” ka qenë në banesat e dy prej viktimave, Giulias dhe Altin Hotit. Dy të rinjtë ishin të fejuar, ndërsa Altini 6 muaj më parë kishte humbur vëllain e tij 19-vjeccar në një aksident me makinë.
Gazeta italiane ka intervistuar nënën e Altin Hotit. Ajo ka rrëfyer mes lotësh se ka humbur tre fëmijë, pasi edhe Giulian e kishte si vajzën e saj. “I humba tre prej tyre”, thotë ajo.
Giulia, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen, kishte bërë gjithçka për të qenë pranë të dashurit dhe nënës së saj.
Ndërsa nëna e Giulias, Dorotea, e shokuar nuk ka mundur të flasë dot për ngjarjen. Gazeta italiane ka folur me dy kushërinjtë e saj, Alessandro dhe Lorenco, të cilët treguan edhe pasionin e Altinin për shpejtësinë.
“Unë dhe Altini ishim miq, u njohëm në klasën e tetë dhe do ta dua gjithmonë, por ai ma mori kushëririn – thotë Lorenco – “Nuk mund të them që nuk jam inatosur me të, do të gënjeja. Të thuash që fajin e kishte Altini apo se e vrau, janë gjëra të ndryshme. Ai nuk donte ta lëndonte, e donte shumë.”
Altini, pasi humbi vëllain e tij të vogël, Admirin, në maj të këtij viti për shkak të një aksidenti, nuk ishte më i njëjti. “Nuk donte të dilte. më, nuk donte të fliste për këtë, nuk donte t’i dëgjonte ato ngushëllimet e vazhdueshme – vazhdon Lorenzo – Ai nuk kishte punuar që nga ajo ditë, tani kërkonte punë.” Ngushëllimi i tij ishte se BMW-ja, e blerë me kursimet e punëve të para, pasionin e madh që kishte të përbashkët me vëllain e vogël.