Berisha: Kuvendi votëbesoi linjën politike të PD-së në këtë moment historik. Me Edi Ramën nuk ka zgjidhje

0
252

Shpreh kënaqësinë që takohem sot me ju në një moment kritik për vendin, për shoqërinë shqiptare.

Pak ditë më parë, të shtunën që kaloi, ne zhvilluam punimet e Kuvendit Kombëtar. Në rast se do të pyesni për të bërë një sintezë, çfarë ishte Kuvendi i 2 dhjetorit?

Ishte një votëbesim për kryetarin e partisë? Jo, ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik.

Ajo votë ishte votë për angazhimin e PD-së në një betejë pa kthim.

Në një betejë pa kthim për shpëtimin e shoqërisë shqiptare, shpëtimin e demokracisë, në një betejë pa kthim në të cilën ne, të flasim haptas, u themi të vërtetën në sy shqiptarëve se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka dhe se ne kemi misionin sublim, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

Unë mirëkuptoj secilin prej jush, që me shumë të drejtë, keni vërejtje serioze për funksionimin e PD-së, për organizimin e PD-së, për mobilizimin e PD-së dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dhënia e përgjigjes më të mirë të këtyre problemeve.

Por, duhet të jemi të vërtetë me qytetarët. Me Edi Ramën, çfarë do që të bëjmë ne, zgjedhje nuk ka.

Unë, në karrierën time politike, duhet t’ju them ju se nuk jam kurrë me ndonjë gjë më shumë sesa me zgjedhjet. Dhe se kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të votojë e lirë është vetëm një: që kryeministri i asaj shoqërie të jetë i betuar me veten e vet se cilido që të jetë vullneti i qytetarëve të shoqërisë, unë do ta pranoj atë.

Kjo ka ndodhur në vitin 2005. Ju jeni dëshmitarë se çfarë kundërshtari kam qenë unë ndaj Fatos Nanos. Ne së bashku kemi mbushur rrugët dhe sheshet e qyteteve me ‘Nano ik’, por Fatos Nano humbi zgjedhjet, pranoi rotacionin, dha dorëheqjen.

Në vitin 2013, përsëri njëlloj si në vitin 2009, Sali Berisha ishte i betuar se cilido që do ishte vullneti i qytetarëve, do e pranonte atë. Humbëm zgjedhjet, dhashë dorëheqjen, pranova rezultatin me besimin më të madh se ai është një shërbim themelor për një shoqëri të lirë.

Çfarë ndodhi gjatë këtyre 10 viteve? Një njeri, i cili së pari në partinë e tij, ju jeni dëshmitarë se si e zhduku votën nga partia e tij. 8 muaj më parë ai zhduku votën në të gjitha degët e PD për kryetar. Dhe kur një doganier socialist, dëgjoi se kjo po ndodhi, shkruajti një status: kur e dëgjova për herë të parë, mendova se ishte një trillim i Sali Berishës, por kjo është një fatkeqësi e madhe. Pra, e zhduku votën.

Por duhet të dini një gjë, një parti që nuk voton, çdo lloj partie mund të jetë, por parti me norma demokrate nuk është kurrë. Mund të jetë terroriste, mafioze, mund të jetë gjithçka, se njerëz pa dinjitet se ata që rrinë në një parti që nuk voton, njerëz më me pa ideale se ata që janë anëtarë të një partie që nuk voton, nuk mund të ketë.

Dhe kjo nuk është problemi i një individi, por i rrezikut të madh që përfaqëson për shoqërinë, për lirinë e një vendi.

Mund të më pyesni, i dija më parë këto? Po, i dija. Nuk kam pasur asnjë iluzion se Edi Rama nuk ndalet para asnjë të keqe që nuk ekziston. Sepse unë ia di lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Një njeri i ngërthyer në shpirt nga lidhje krimi, është i aftë të bëjë çdo gjë se nuk ka asnjë parim.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here