Si skenar filmi! Pagoi 30 mijë euro për ta vrarë, më pas Naim Murseli organizoi varrimin e gruas

0
362

I ngjan një skenari filmi vrasja e Liridona Murselit dy ditë më parë në Prishtinë. Naim Murseli pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas, Liridonën duke inskenuar një grabitje. 30-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës teksa udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël. Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë. Por në rrethana të paqarta, teksa Naimi mori dy fëmijët, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje. Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin dhe këtë të premte të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here