Dosja e SPAK/ Si i merrte informacionet shefi i krimeve nga oficerja dhe i shiste te grupet kriminale

Të tjera detaje janë zbuluar për rolin që kishte në grupin kriminal të zbuluar falë përgjimeve në “SKY”, ku implikohet shefi i krimeve të komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedion Gjoni.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se dosja e SPAK, rezulton se Gjoni u kontaktua nga Bujar Gërmizi, i cili kishte marrë porosi nga Ismail Zeneli për të vrarë dy vëllezërit Nela.

Por si nisi implikimi në këtë grup i oficeres së policisë, Jonida Babameto? Gazetarja Lala thotë se kjo e fundit u implikua nga Dedion Gjoni, i cili i kërkonte informacione për persona nëse ishin apo jo të kërkuar nga Interpoli.

Këto informacione ai më pas i shiste te grupe të ndryshme kriminale.

 

 

“Më pas, fillon implikon një oficere policie, Jonida Babameto dhe i kërkon të dhëna në sistemet e Interpolit për emra të njohur të botës së krimit, i thoshte me kontrollo emrin x, ka nuk, ka probleme. Dhe i thotë Artur Sulejmani është i kërkuar nga Shqipëria? Dhe i thotë që këtu nuk është, por mund të jetë në Spanjë. Oficerja kufitare i jepte të dhëna Gjonit, por nuk dihet nëse ka dijeni se për çfarë i përdorte ai, dhe se i shiste te grupet kriminale”, tha Lala.

Dosja e SPAK/ Si i merrte informacionet shefi i krimeve nga oficerja dhe i shiste te grupet kriminale

Denoncimi i fortë i ish-deputetit: Shefi i

Dosja e SPAK/ Si i merrte informacionet shefi i krimeve nga oficerja dhe i shiste te grupet kriminale

Kriza në Kuvend, Flamur Noka: Nuk ka

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko