Bashkim me PD për grevën e urisë në parlament? Meta:Jemi në një linjë!

0
79

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse do të bashkëpunojë me PD nëse vendoset që opozita të hyjë në grevë urie në parlament.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se PL do të jetë e gatshme për bashkëpunim me PD dhe të gjithë faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë.

Mendoj që ka qenë një grevë urie pikërisht për ndryshimet kushtetuese, të cilat çmontuan parimin e kontrollit dhe balancës në parlament dhe i dhanë një goditje të fortë parlamentarizmit.

Në do të jemi në bashkëpunim me PD dhe të gjithë faktorët e tjerë që duan një opozitë të fortë, në shërbim të demokracisë, në kontribut të rivendosjes së llogaridhënies do të bëjmë gjithçka që është e domosdoshme.

Jemi në një linjë për rikthimin e të drejtave kushtetuese në Kuvend. Ne jemi në një linjë me PD, me çdo faktor opozitar në vend, që është për rikthimin e vendit në shinat kushtetuese, për rikthimin e shtetit në demokraci, që nuk mund të ndodhi pa vetë rolin që duhet të marrë opozita” tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here