Presidenti i senatit në Itali, Ignazio La Russa, ka bërë një gafë Parlament, pas përfundimit të komunikimit të kryeministres Giorgia Meloni.
Duke ju referuar Jorida Tabakut, ai u shpreh: A është ajo shqiptarja akoma atje?
La Russa pyeti nëpunësit, por nuk e kishte kuptuar se mikrofoni i tij ishte i hapur.
Pas marrjes së konfirmimit, La Russa deklaroi më pas: “Shfrytëzoj rastin të përshëndes të nderuarën Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Evropian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion po na viziton”.
Pas incidentit, shumë përdorues të mediave sociale akuzuan presidentin e senatit për racizëm.