Kurti: Serbia ndihmohet nga aleanca me Putinin

0
142

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga The Economist në Greqi, nga ku ka deklaruar se duhet të ketë një bashkim kundër elementeve destabilizuese që kërcënojnë demokracinë në rajon.

Kurti u shpreh se “demokracia është një realitet konkret për Kosovën, por po ashtu janë edhe kërcënimet e paraqitura nga autokracitë, kryesisht Serbia, e ndihmuar dukshëm nga aleanca e saj me Putinin”.

Ai shtoi se përtej çështjeve historike, rajoni verior i Kosovës, është shfrytëzuar si qendër për trafikun e drogës, kontrabandën e armëve dhe për prodhimin e kriptomonedhave.

Kurti më tej u shpreh se për të garantuar sigurinë e Evropës në të ardhmen, është e domosdoshme që institucionet evropiane të mbyllin “boshllëqet” qe mundësojnë nxitjen e akteve të agresionit dhe luftën kundër demokracive evropiane dhe vlerave të tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here