Policia e Shkodrës ka arrestuar në kuadër të operacionit policor “Tempulli”, dy të rinj që u shisnin kanabis dhe kokainë, bashkëmoshatarëve të tyre, në dy shkolla ku ata vetë ishin nxënës.
Mësohet se pas aksionit të policisë janë sekuestruar 486 gramë kanabis, dhjetëra doza kokaine dhe kanabisi, si dhe një armë e ftohtë thikë.
Në pranga kanë rënë E. H., 16 vjeç, të cilit iu gjet drog brenda ambienteve të shkollës, dhe G. Dh., 17 vjeç që dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike 16-vjeçarin.