Në universitetin e Vlorës, ashtu si edhe në mbarë vendin tkurrja e numrit të studentëve është ndeshur si problematikë serioze.
Kjo pasi katër programe studimi nuk do të hapen këtë vit në universitetin ‘Ismail Qemali’ të Vlorës.
Pas përfundimit të raundit të dytë të regjistrimeve, programet e studimit në degët Kimi, Matematikë, Fizikë dhe Gjuhë Italiane, nuk kanë asnjë student të regjistruar në vitin e parë.
Kuotat maksimale janë shënuar vetëm në Fakultetin e Shëndetit Publik ku 240 kuota janë plotësuar të gjitha.
Ndërkohë nga datat 4 deri në 18 tetor do të vijojnë një raund tjetër regjistrimesh për të gjithë ata të cilët nuk kanë arritur të regjistrohen apo që nuk kanë fituar një degë.
Në këtë fazë do të ketë mundësi regjistrimi edhe për ata studentë që dëshirojnë të ndryshojnë degën e studimit.