Vasili: Kosova përballë proserbit Edi Rama!

0
134

Nga Petrit Vasili

 

Antishqiptaret e te gjitha llojeve, e veçanerisht ne Beograd, e kane pasur endrren me te madhe te tyre, qe Qeverite ne Shqiperi te vendoseshin kunder Kosoves.

 

Po asnje Kryeminister me pare, perveç Edi Rames, i majte apo i djathte qofte, pavarsisht gabimeve apo te metave ne planin e brendshem, nuk mund qortohet kurre per qendrimet dhe mbeshtetjen ndaj Kosoves, pasi te gjithe kane qene te qarte dhe teper te vendosur ne krah te saj.

 

Per here te pare Kosova ka perballe Edi Ramen, si nje armik i paskrupull kunder saj, i gatshem te shqiptoje dhe te mbroje tezat me negative dhe te ndermare veprimet me te rrezikshme kunder pavaresise dhe integritetit shteteror te Kosoves si dhe te perdore gjuhen me te eger e perçmuese ndaj saj.

 

⬛️ Qe nga Projekti i zi per ndarjen e Kosoves dhe shkembimit te kufijve, ku Edi Rama luajti nje rol kryesor se bashku me Vuçiç dhe Sorros dhe qe u denoncuar nga kryeministri Haradinaj ne ate kohe, te cilin filoserbi Edi Rama e paditi edhe ne gjykate duke shenuar veprimin me te rende te pare deri atehere kunder kosoves.

 

⬛️ Duke vazhduar me Ballkanin e Hapur serborus, duke ju kundervene egersisht Kosoves dhe Albin Kurtit me gjuhen e nje serbomadhi te vertete e me synim izolimin e denigrimin me çdo kusht te Kosoves

 

⬛️ Apo me tej me urrejtjen e shprehur ndaj Kosoves gjate provokimit shume te rende ne Veri, kur turmat e armatosura serbe rrethuan Komunat dhe pengonin kryetaret e sapozgjedhur dhe Edi Rama serish sulmonte me keq se Vuçici qeverine e Kosoves.

 

⬛️ Apo kur Serbia rrembeu tre policet Kosovare, ishte vetem Edi Rama, qe u fsheh me dite te tera qe te fliste e te mbante qendrim te hapur kunder Vuçiçit, por edhe kur foli u shpreh me gjuhen e Vucicit.

 

⬛️ Apo kur ju kundervu egersisht Albin Kurtit ne rastin e bisedimeve te bllokuara nga Vucic dhe Rama dergoji ne Bruksel gjoja nje Draft per Asociacionin e Komunave me shumice serbe, nderkohe qe marreveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit ishin gati per nenshkrim, i cili refuzohej nga Vuçic per tu nenshkruar.

 

⬛️ Apo vendosja e sanksioneve ndaj Kosoves duke anulluar me menyre te njeanshme dhe rrugaçerore Mbledhjen e perbashket te te dy qeverive ne Gjakove.

 

⬛️ Apo ne rastin e vrasjes se policit Bunjaku dhe provokimit agresiv terrorist serb, kur vetem Edi Rama kishte guximin e nje pengu te vertete dhe fliste per gjoja dy palë ne konflikt nerkohe kishim serbet agresore ne njeten ane dhe Kosova qe mbronte rendin kushtetues nga ana tjeter.

 

⬛️ Apo ku Edi Rama propozonte Konference Paqeje, sipas skenareve, qe i servirte Beogradi dhe qe ky i artikulonte me servilizmin e nje pengu te vertete.

 

⬛️ Apo sot qe ben megafonin e Vucicit dhe kerkon marrjen e kontrollit total ne Veri nga nderkombetaret e duke perjashtuar qeverine dhe forcat e sigurise se Kosoves, e gjitha kjo ne funksion te Planit te vjeter te ndarjes se Kosoves dhe shkembimit te kufijve.

 

⬛️ Apo duke folur me gjuhe proserbe per “njohje gjoja de facto” te Kosoves, nderkohe qe bota mbare e njeh Kosoven dhe çeshtja qendron te njohja de jure te cilen Serbia nuk e ben, duke e penguar e duke perdorur cdo menyre dhe duke arritur deri tek provokimet terroriste.

 

⬛️ Apo duke akuzuar ne menyre te neveritshme Qeverine e Kosoves se ajo sipas Edi Rames ” ka kusuret e saj ne dialogun me Serbine”, nderkohe qe pozicionimi i Albin Kurtit ka qene absolutisht parimor dhe kushtetues dhe koha i dha plotesisht te drejte atij duke detyruar edhe vete nderkombetaret te korigjojne e ndryshojne pozicionimet e tyre.

 

? P E R F U N D I M:

 

Kosova ka perballe vetes nje armik te betuar si Edi Rama.

 

Kosova dhe çeshtja shqiptare ka sot perballe besëprerësin me te madh te historise se saj dhe si kurre ndonjehere eshte tradhetuar nga Kryeministri ne detyre i Shqiperise.

 

Vucici ka zedhenesin dhe megafonin me besnik ne Tirane, aq besnik sa edhe ne Serbi nuk e gjen dot.

 

Edi Rama nuk eshte ne krah te Albin Kurtit siç do te ishte cdo kryeminister apo faktor politik ne Shqiperi, por eshte pas kraheve te tij me thike ne dore per ta goditur egersisht pas shpine me regji te Beogradit

 

Kosova ka sot nje problem te shtuar ne dialogun dhe qellimet e saj kombetare sepse forcat me te errta anti Kosove ferkojne duart kur tezat dhe qendrimet, qe ata nuk i mbajne dot, i mbron dhe i perhap Kryeministri tradhetar i Shqiperise.

 

Por e gjithe Shqiperia jashte zyres se Edi Rames eshte me zemer dhe me cdo mundesi qe ka ne krah te Kosoves dhe Qeverise se saj dhe kjo eshte prova se Kosova nuk eshte kurre vetem.

 

Shqiperia duhet te jete e gjitha bashke per ta treguar kete mbeshtetje ndaj Kosoves dhe per te izoluar tradhetarin Edi Rama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here