Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin Mesolongi të Greqisë mbrëmjen e sotme. Një grua shqiptare rreth 50 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në punë.
Bëhet me dije se viktima kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan. Por fatkeqësisht, gruas shqiptare iu bllokuan flokët tek makineria dhe humbi jetën. Raportohet se ngjarja ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën.
E gjendur përballë pamjeve tronditëse, vajza ka nisur të bertasë dhe qajë ndërkohë që në vendngjarje shkoi policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse. E bija, për shkak të ngjarjes së rëndë, ka mbetur e traumatizuar. Sipas mediave greke, gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane.