Ndryshimi midis rritjes edhe indeksimit të pensioneve!

0
403

Irena Beqiraj

“Duke ju njoftuar se prej 1 Tetorit, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6% të pensionit të tyre, ju uroj një ditë të mbarë.” ka thënë kryeministri në FB !

Nje profesor në pension më pyet se nga ndryshon rritja me 8.6% nga indeksimi me 8.6%?

Matematikisht janë e njëjta gjë , ndërsa ekonomikisht edhe ligjërisht janë të ndryshme .

EKONOMIKISHT rritja nuk lidhet me nivelin e cmimeve ndërsa indeksimi lidhet me të .

Pra konsiderohet rritje kur ajo ndodh e pavarur nga inflacioni duke rritur kështu mirëqënien e një pensionisti . Indeksimi kompenson pensionistin për uljen e fuqisë blerëse të shkaktuar nga inflacioni pa rritur aspak mirëqenien aktuale të tij .

Ligjërisht indeksimi për shkak të inflacionit është nje detyrim i përcaktuar në ligj për qeverinë , edhe duhet te kryhet nga kjo e fundit cdo vit pavarësisht parametrave makro fiskal. Ndërsa rritja nuk është detyrim ligjor.

Ajo ndodh kur si rezultat i politikave të qeverisë jane përmirësuar parametrat ekonomikë .
Ndaj KM-së i pëlqen ta quaj indeksimin rritje megjithëse në kuptimin ekonomik edhe ligjor nuk janë e njëjta gjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here