Dështon punësimi i PAK/ Fondi Social u shndërrua në taksë për bizneset

0
124

Ligji i miratuar nga qeveria për punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara ka rezultuar një dështim. Ndonëse qeveria synonte të punësonte mbi 9 mijë individë nga kjo kategori, të dhënat zyrtare nga Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi tregojnë se në dy vitet e fundit, u punësuan vetëm 50 vetë.

Sipas AKPA, gjatë vitit 2021 u punësuan vetëm 32 persona më aftësi të kufizuara, ndërsa në vitin 2022 u punësuan dhe 18 të tjerë.

Dështimi i Fondit të Punësimit Social u denoncua publikisht edhe nga shoqatat e bizneseve. Shoqata Pro-Eksport Albania, përmes një letre drejtuar ministrisë së Financave shpreh shqetësimin se mekanizmi është shndërruar në një taksë të rëndë për biznesin duke rritur kostot e ndërmarrjeve në sektorin e manifakturës së veshjeve më 8 për qind.

Ligji

Përmes një ligji të miratuar në vitin 2019, qeveria detyron të gjitha bizneset, që në 25 punonjësit e parë të punësojnë një individ nga kategoria e personave me aftësi të kufizuara, përfshirë personat që nuk dëgjojnë dhe invalidët e punës të vlerësuar pjesërisht të aftë për punë nga komisionet përkatëse.

Përtej kësaj, për ccdo 50 punonjës pas numrit 25 të punonjësve punësohet një tjetër individë shtesë nga kjo kategori. Për shembull bizneset me 75 punonjës kanë detyrimin të punësojnë dy individë nga kategoria e personave me aftësi të kufizuara, përfshirë personat që nuk dëgjojnë dhe invalidët e punës të vlerësuar pjesërisht të aftë për punë nga komisionet përkatëse. Ato me 125 punonjës detyrohen të punësojnë 3 individë me aftësi të kufizuara e kështu me radhë.

Bizneset të cilat nuk arrijnë të punësojnë individë me aftësi të kufizuar detyrohen të derdhin një kontribut për llogari të Fondit Social të Punësimit, në masën e 100 për qind të pagës minimale në shkallë vendi, për çdo muaj, për çdo person, që ato duhet të kishin punësuar, sipas ligjit.

Pamundësia për të gjetur punonjës në këtë grup ka detyruar shumë biznese që të paguajnë kosto të mëdha në shtet. Shoqata pro-Eksport thotë se vetë qeveria ka punësuar gjithsej vetëm 100 persona nga kjo kategori, ndërkohë që bizneset po detyrohen të paguajnë kosto të papërballueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here