“Mallin e ke super”, zbardhet dosja e përgjimeve! Si ranë në kurth trafikantët e drogës nga agjenti i infiltruar

0
148

Zbardhet dosja e përgjimeve për megaoperacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, ku 3000 forca policie u angazhuan për arrestimin e mbi 233 personave në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë.

Top Channel ka mundur të sigurojë dosjen hetimore që tregon se si ranë në kurthin e agjentëve të infiltruar personat e arrestuar në megaoperacionin e Policisë së Shtetit. Nga audio-përgjimet, rezulton se tre shtetas, S. F, G. B dhe M. P, ishin përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit. Burime për Top Channel pranë prokurorisë së Elbasanit bëjnë me dije se: “Më datë 07.09.2023, rreth ores 19.50 agjenti në mbulim me emrin e koduar “Koli” është nisur për në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Qukës të Librazhdit dhe ka marrë kontakt me shtetasin S. F. Ky shtetas i ka thënë që duhet të vinte më shpejt se shokët e tij po e prisnin prej 20 minutash. Kanë hipur në një automjet dhe janë nisur në drejtim të Librazhdit. Pa hyrë në qytet, kanë ndaluar në një servis makinash dhe aty kanë konstatuar një automjet me targa AA 511 YD brenda së cilit ndodheshin dy persona, njërit prej të cilëve shtetasi S. F i është drejtuar me emrin “Gia”.” Sipas raportit të shërbimit, agjenti në mbulim i ka pyetur këta shtetas nëse është e mirë lënda dhe ata i janë përgjigjur ë të rrinte pa merak se ishte shumë e mirë. Agjenti ka blerë një sasi lënde narkotike rreth 0.49 gramë kokainë e pastër tek shtetasi G. B, ndërsa ishte prezent edhe shtetasi M. P..

Agjenti ka përshkruar në raport se sasinë e lëndës e ka blerë, e cila pas dorëzimit u sekuestrua nga ana e policisë gjyqësore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here