Armand Shkullaku është shprehur sot ne mbremje ne syritv se ministrat në qeveri janë emëruar nga Rama dhe nuk ka meritokraci pas i elektorati nuk ka votuar për ata ndërsa me ironi u shpreh se ata janë futur trangull dhe kanë dalë trangull nga aty.
Këtu nuk është se sa mirë i sillesh të parit të vendit por se sa ti i sillesh atyre që të delegojnë aty që është populli. Ne flasim për një qeveri sikur është normale, kontradikta është që Rama ka ekskluzivitet që vendos ministrat dhe kur ata vjedhin ai thitë se përgjegjësia është individuale.
Nëse këto ministra i zgjedh asambleja e PS aty do të kemi një debat me atë që po ndodh në qeveri. Në momentin që ministrat shkarkohen bëjmë debat ne ndërsa debati duhet të jetë brenda PS për të kërkuar arsye se përse janë larguar dhe ky debat nuk bëhet dhe nuk do të bëhet përderisa janë ekskluzivitet i Ramës, kur vjedhin ai thoit është personale.
Partia duhet të kërkojë llogari pasi një parti serioze thotë se ne kemi zgjedhur për kryetar nj budalla pasi që nga viti 2013 po e vjedhin dhe nuk po kupton asgjë, pra debat në PS nuk ka dhe nuk dot ketë sa të jetë Rama aty.
Ministrat kanë hyrë trangull dhe kanë dalë trangull, janë larguar ose kur Ramës nuk i duheshin më ose kur janë arrestuar nga drejtësia. Në PS përpara kishte tre ose katër flukse ku u diskutonte se cili vjen dhe cili ikën nga qeveria dhe partia.