“Kanë dalë përgjimet e Enrochat”/ Vangjeli: Të dhëna tronditëse për zyrtarë e ministra

0
784

Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar se përgjime nga zyrtarë të lartë të qeverisë do të dalin nga Enrochat.

I ftuar në “Debat”, Vangjeli deklaroi se shumë shpejt do të ketë të dhëna tronditëse që anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe ministra e deputetë janë të përfshirë në aktivitetet kriminale. Analisti tha se serveri i Enrochat ka tre vite që është thyer dhe përgjimet kanë dalë.

“Shumë shpejt do të ketë të dhëna tronditëse që anëtarë të Gjykatës së Lartë, zyrtarë, ministra, deputetë, ish ministra. Një pjesë për mjet pune një pjesë sepse ashtu kanë zgjedhur të bëjën. Kanë dalë në përgjimet e Enrochat. Ka të paktën 3 vjet që ky server është thyer”, deklaroi Vangjeli.

EncroChat është një rrjet komunikimi dhe ofrues shërbimesh me bazë në Evropë që është përdorur nga anëtarët e krimit të organizuar për të planifikuar aktivitete kriminale. Policia u infiltrua në rrjet midis Marsit dhe Qershorit 2020 gjatë një hetimi në të gjithë Evropën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here