Partia Demokratike ka zhvilluar sot homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve” në ndër të ish-deputetit të ndjerë, Azem Hajdari.
Në homazhe ka marrë pjesë kreu i demokratëve Sali Berisha, familja Hajdari, Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka dhe Edi Paloka. Berisha ka vendosur pranë varrit të Hajdarit një buqetë me lule i shoqëruar nga deputetët.
Sot shënohen 25 vite nga vdekja e ish-deputetit të PD-së dhe ish-udhëheqësit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, Azem Hajdari.