Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Marokut pas tërmetit shkatërrues, i cili la të vdekur qindra persona.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga tërmeti shkatërrues që ka goditur Marokun. Ngushëllimet tona të përzemërta shkojnë për familjet e pikëlluara dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit. Kosova është e gatshme të japë mbështetjen e saj në përpjekjet për ndihmë”, thuhet në reagimin e MPJD-së në Twitter.