Kreu i PL Ilir Meta është shprehur se kampi i Jalës i cili është kthyer në traditë ka mbledhur shumë të rinj e të reja ku një pjesë e tyre janë në Këshillat Bashkiakë ku pas shumë vitesh do të kthejnë llogaridhënien në pushtetin lokal.
‘Përtej traditës së këtij kampi e cila është mjaft e konsoliduar do të theksoja rëndësinë e faktit se ky kamp synon rritjen e aftësive të të rinjve në politikë bërje dhe vendimmarrje. Në zgjedhjet e 14 majit shumë prej të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë janë zgjedhur në këshillat bashkiak.
Mendoj se sfidat e vështira janë për të gjithë ata të rinjë e të reja që nuk kanë zgjedhur të largohen por të luftojnë në vendin e tyre kundër keqqeverisjes që ka prodhuar qeveria socialiste.’, tha ai ne intervisten per syritv.