3 mije euro ne dite/ Milionat nuk mjaftojnë, bie serveri i QKB

0
182

Faqja e Qendrës Kombëtare të Biznesit nuk punon, që prej fillimit të kësaj jave edhe pse qeveria shqiptare paguan 3 mijë euro në ditë për mirëmbajtjen e saj. Rritja e ndjeshme e kostove që qytetarët shqiptarë paguajnë për mirëmbajtjen e regjistrit elektronik nuk ka sjellë përmirësim të shërbimit, përkundrazi e ka përkeqësuar ndjeshëm atë, teksa shpesh faqja ka defekte të gjata dhe shumë nga dokumentat publikë nuk shkarkohen asnjëherë.

Në vitin 2007, USAID financoi ngritjen e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Për 15 vjet me radhë sistemi i QKB u menaxhua nga USAID pa asnjë ditë të vetme defekt dhe mirëmbajtja e tij është paguar 100 mijë euro në vit.

Por vitin e kaluar faqja e QKB i kaloi Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në shtator të 2022, AKSHI hapi një tender me fond limit 205 milionë lekë ose 1.86 milionë euro për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të QKB për 2 vjet.

Tenderi u fitua nga bashkimi i kompanive Sof & Solution dhe Horizon. Por edhe pse këto kompani marrin 900 mijë euro në vit, 9 herë më shumë nga sa ka paguar USAID për 15 vite rresht, faqja e QKB shpesh nuk punon dhe ka probleme të shumta në shkarkimin e dokumentave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here