Tashmë bëhej fjalë për shpëtimin e ekonomisë së tretë më të madhe në eurozonë, Italisë. Normat e interesit që Roma duhej të paguante për të rifinancuar borxhin e saj kolosal kishin thyer një rekord të ri, 6.4%. Ne kishim arritur kufirin e qëndrueshmërisë së borxhit italian”. Janë fjalët e Nicolas Sarkozy, i cili ka botuar një pjesë të kujtimeve të tij të titulluar: “Koha e betejave”.
Në të shfaqet e gjithë drama e momenteve të përjetuara nga liderët europianë në Samitin e Kanës në nëntor 2011, por edhe pranimi i qartë se ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel ishin vendimtare për shkarkimin e Silvio Berlusconit pasi i dhanë një fund të ngjashëm grekut, Papandreu.
Mes “Kavalierit” dhe liderit të Elizesë nuk kishte pasur kurrë shkëndija. Origjina politike dhe prejardhja e të dyve ishte shumë e ndryshme. Teksa koha kalonte dhe vështirësitë rriteshin, situata u përkeqësua, pranon sot Sarkozy për herë të parë mjaft qartë në librin e tij.
“Edhe pse marrëdhëniet tona ishin përkeqësuar u pikëllova sinqerisht nga vdekja e tij. Ai do të lërë kujtimin e një sipërmarrësi të madh, një politikani vërtet të talentuar dhe të gëzimit dhe dashamirësisë se si ai e donte jetën përtej çdo kufiri të arsyeshëm”.
Në atë nëntor dramatik, në Kanë, ishin liderët e Parisit dhe Berlinit ata që “thirrën” Berluskonin.
“Ai filloi të na shpjegonte se ishim ne që nuk e kuptonim se borxhi italian ishte në duar të italianëve dhe se me tregjet ndërkombëtare nuk kishte asnjë rrezik. Ai hodhi hipotezën e një huaje të madhe kombëtare për të pyetur italianët. Ishte mjaft delirant. E gjitha kjo ishte e kalitur me batutat që na kishte mësuar dhe qe ishin akoma më të pavend se zakonisht. Pamë të tmerruar fillimin e fundit të një karriere të madhe politike”.
Më pas, Franca dhe Gjermania e njoftuan për vendimin: “Ishte një moment tensioni i madh. Më duhej t’i shpjegoja se ishte ai problemi i Italisë! Unë dhe Angela ishim të bindur se ishte bërë “primi i rrezikut” që vendi duhej t’u paguante kreditorëve të tij, thesarin italian. Sinqerisht menduam se situata do të ishte më pak dramatike pa të dhe qëndrimin e tij patetik. Ai nuk e dinte që në fund të muajit do të braktisej dhe do të detyrohej të largohej nga posti i tij”. ©ANSA, LAPSI.al