Berisha: Prokuroria akuzon Ahmetajn për firmën, por nuk po heton Ramën, Veliajn, Agaçin dhe Metanin  

0
152

Në konferencën për media, Berisha tha se Prokuroria akuzon Ahmetajn për firmën, por nuk po heton Ramën, Veliajn, Agaçin dhe Metanin.

 

“Është Edi Rama që në kundërshtim flagrant me çdo ligj dhe praktikën e vendit, por dhe të botës ai që ka firmosur vendimin e qeverisë për t’i dhënë 8 pikë në garë një kompanie si Integrated Energy, e cila nuk ekzistonte e regjistruar asgjëkundi përveçse në ëndrrën makabre te Erion Velisë, Edi Ramës etj për t’ju grabitë shqiptarëve qindra milionë euro. Ministria Felaj shkruante në fund të nëntorit të vitit 2016 se: “Fatkeqësisht, pavarësisht kërkimit disa herë, qoftë me emër kompanie, qoftë me emër aksioneri, nuk kemi mundur të gjejmë shoqërinë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit”, d.m.th kompania ne fjale nuk ekziston dhe se ajo nuk është e regjistruar.

Së fundmi është Erion Veliaj personi më direkt se bashku me Kokën, Ballukun, Ibrahimin që i kanë fshehur prokurorisë pronarët në letra të djegësit dhe akoma më shumë kanë fshehur apo kanë vjedhur 110 milionë euro buxhetit të shtetit për djegësin që nuk ekziston.

Pse prokuroria e lejon vetes të akuzojë Ahmetajn se ka firmosur vendimin për bonusin prej tetë pikësh, ndërkohë që ai nuk ishte as propozuesi as shpallësi i tenderit.

Të akuzosh Arben Ahmetajn për këtë firmë që pa diskutim ai ka përgjegjësi, por të mos akuzosh për firmën para tij Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin tregon se bën hetim të dirigjuar dhe ky nuk është hetim.”

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here