Shkolla shqipe me godinë të re në Filadelfia, kontribut i 500 familjeve patriotike

0
98

Tajar Domi, kreu i shoqatës së atdhetarëve shqiptar në Filadelfia, “Bijtë e shqipes”, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania.

Ai foli në lidhje me godinën e re të shkollës shqipe që pritet të hapet në SHBA.

Domi tha se godina e re e shkollës është blerë me kontributin e komunitetit shqiptar në Filadelfia, ku 500 familje u bënë bashkë për të përballuar kostot e blerjes së ndërtesës.

Sipas tij fëmijët e komunitetit shqiptar në Filadelfia do të mund të mësojnë gjuhën shqipe gjatë fundjavës, në godinën e re që pritet të hapet në mars të vitit 2024.

Ne arritëm falë një kontributi të komunitetit shqiptar që të blejmë godinën e cila ishte një godinë e lakmuar dhe nga komunitete të tjera, por dhe nga biznese në atë zonë.

U bënë bashkë 500 familje të cilat dhuruan sipas mundësive të tyre nga 1 dollar në disa qindra mijëra dollarë. Kështu që jemi shqipatrët që e administrojmë atë vend, është një vend i mrekullueshëm dhe i ngjan shumë godinës së Korçës ku u hap shkolla shqipe në vitin 1877.

Me hapat që po kryejmë dy muajt e fundit do realizohet shumë shpejt rikonstruktimi i godinës dhe synimi ynë është që të hapet në marsin e vitit që vjen që është dhe 20-vjetori i shkollësh shqipe “Gjuha jonë”, ku studiojnë nxënësit e komunitetit shqiptar nga klasa e parë deri në klasën e 5-të.

Ky është synimi ynë. Shkolla shqipe është e hapur nën administrimin e shoqatës atdhetare kulturore “Bijtë e Shqipes” që është aktive prej 23-vitesh.

Kjo shkollë është pa pagesë, prindërit paguajnë një kontribut shumë të vogël për mësuesit. Mësuesit para 7-8 vitesh kanë qenë vullnetarë, por ne rritëm numrin e orëve të mësimit dhe u detyruam se meqë harxhonin një kohë të caktuar, me dashamirësinë e prindërve ata po marrin një shumë simbolike. Mësimi zhvillohet vetëm ditën e diel, por kush dëshiron mund të vijë dhe ditën e shtunë. Komuniteti shqiptar në Filadelfia kap një shifër prej 30 mijë personash”, tha Domi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here