Rokadë me Ballën/ E shkarkoi si ministër të Brendshëm, Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i grupit parlamentar të PS

Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zgjidhet kryetar i Grupit parlamentar. Vendimi është marrë sot nga Asambleja Socialiste.

Rama ka propozuar Çuçin për të marrë drejtimin e grupit parlamentar socialist.

Më herët këtë detyrë e ka mbajtur Taulant Balla, i cili pasoi Çuçin në dikasterin e Ministrisë së Brendshme.

Shkarkimi i Çuçit ndodhi pak ditë më parë, ndërkohë që sot erdhi dhe kjo lëvizje rokadë, duke i zënë vendin Ballës në pozicionin me rëndësi në PS.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko