Aksident në Sarandë, makina përplas fëmijën 4-vjeç

0
96

Aksident në Sarandë. Një 4-vjeçar është përplasur nga një makinë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 1, Sarandë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A. S., 69 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se duke drejtuar automjetin e tij tip “Jeep” ka goditur një fëmijë të mitur 4 vjeç, banues në Gjermani.

4-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here