Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar sërish në Facebook lidhur me pr.ligjin për diplomat e studentëve të mjekësisë të cilët, duhet të firmosin një marrëveshje për të punuar 2 deri në 5 vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve për të marrë diplomën ose në të kundërt të paguajnë një tarifë.
Në kundërshtim më ligjin e të drejtat e njeriut Vasili e cilëson këtë si një nëpërkembje që po u bëhet jetës dhe profesionit të të rinjve. Gjithashtu ai ka ndarë një VIDEO të deputetëve rilindas duke qeshur e duke tallur gjatë votimit nga Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë për diplomat me kusht.
Postimi i plotë:
Rilindasit e Komisionit te Shendetesise votuan dite me pare duke qeshur e duke tallur per diplomat me kusht te studenteve te mjeksise.
Çfare turpi dhe cfare shemtire, nje neperkembje e tmerrshme, qe u behet jetes dhe profesionit te te rinjve, qe do te jene mjeket e ardhshem.
Shikojini vete ne VIDEO sesi votojne rilindasit e Komisionit Parlamentar te Shendetesise.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/659423062716465