Osmani: Përdorimi i dhunës për të adresuar pakënaqësitë është dëmi më i madh ndaj institucioneve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dhunës që u shkaktua sot në Kuvend.

Presidentja, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të saj në Facebook, thotë se përdorimi i dhunës për të adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’u bëhet institucioneve.

“Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik” ka thënë Osmani.

Presidentja shtoi se duhet afirmuar përkushtimi ndaj demokracisë, mendimit ndryshe dhe respektit të ndërsjellë.

Postimi i plotë i Osmanit:

Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë.

Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik.

Duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit.

Osmani: Përdorimi i dhunës për të adresuar pakënaqësitë është dëmi më i madh ndaj institucioneve

Euro bie poshtë 104 lekëve, edhe Paundi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko