Juristi Ylli Manjani duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se Himara është një çështje e demokracisë shqiptare.
Sipas Manjanit, populli ka zgjedhur kryebashkiakun e vet, por qeveria e Shqipërisë e ka futur në burg pa të drejtë.Himarën po e bëjmë ne vetë çështje greke, po e bën Edi Rama çështje greke, se nuk është çështje e greke, Himara është çështje e demokracisë në Shqipëri. Populli i Himarës ka zgjedhur një kandidat, qeveria e Republikës së Shqipërisë në mënyrë politike nuk e le të ushtrojë detyrën. E ka futur në burg pa ligj. Pikë nuk ka temë tjetër.
Pse duhet ti japim të drejtë grekut të thotë disa vërteta që mund ti themi dhe vetë.
Tani po të bëj një paralelizëm. Azgan Haklaj ka marrë mandatin e deputetit në vitin 2001, ndërsa ishte i arrestuar, e ka marrë mandatin në komisariat dhe më kujtohet se argumentet legale të Fehmi Abdiut kanë qenë brilante, edhe pse Berisha e bënte copë asokohe.
E ka zgjedhur populli i Himarës, nuk ka asnjë argument. Çdo argument tjetër, çdo shtrëngim, çdo poshtërsi e këtij monologu absurd që kemi me veten tonë, padyshim që i jep të drejtë jo vetëm Greqisë, por do bëhet çështje evropiane kjo gjë’, tha Ylli Manjani në SYRI TV.