Pse po shkrihet universiteti? Emigrimi masiv si plagë e Shqipërisë, Korça humbi 4000 studentë në 7 vite

0
263

Universiteti i Korçës është në vështirësi menaxhimi për shkak të interesit të ulët për studime. Numri i studentëve ka rënë nga 7000 në 3000 që nga viti 2015, duke mbyllur 4 deri në 6 degë çdo vit.

Shkrirje me Universitetin e Tiranës ose mbijetesë në autonomi. Kjo është sfida e Universitetit të Korçës sot.  Drejtues politikë dhe intelektualë  qarkut nuk pajtohen me shndërrimin në filial duke kërkuar strategji të reja zhvillimi, ndërsa Rektori dhe stafi akademik thonë se bashkimi me Tiranën është alternativa më e mire sot për sot.

“Ne po bashkohemi me institucionin më të rëndësishëm të arsimit të lartë në Shqipëri, ky është hapi i parë bazuar në ligj. Ne morëm dritën jeshile nga senati akademik në Universitetin e Korçës”,-tha Dhimitër Bello, Rektor i Universitetit të Korçës.

Arsyet për këtë vendim lidhen me interesin në rënie për të studiuar në Korçë. Në 7 vitet e fundit, ai ka humbur rreth 60% të numrit të studentëve. Pra, nga 7000 që studionin në vitet 2015-2016, sot janë 3000 të rinj, për pasojë edhe numri i degëve që mbyllen çdo vit është 4 deri në 6.

“Ne kemi këtu një fakultet bujqësie ku numri i studentëve ka shkuar në minimum, kemi dhe disa programe të mësuesisë, ku raporti pedagog-student arrin deri në raportet një me një”,-tha Dhimitër Bello.

Me ligjin e arsimit të lartë, edhe vetëfinancimi mund të ketë prodhuar krizë financiare, ku shpenzimet arritën në 3.5 mln euro, në vitin akademik 2021-2022.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here