Viktima në kampin e MEK, mjekët dyshojnë për arrest kardiak

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht 6 muxhahedinë për 4 vepra penale: “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Trupi i pajetë i një 65-vjeçari që u gjet në kamp, për të cilin muxhahedinët pretendojnë se ndërroi jetë nga sulmet e policisë, i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Deri tani, të dhënat paraprake nga mjekët tregojnë se viktima nuk ka dëmtime dhe vdekja mund të ketë ardhur nga arresti kardiak.

Përgjigjia përfundimtare e ekspertizës pritet të dalë një javë më vonë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko