Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shkruan se, Edi Rama ka përfunduar si limon i shtrydhur. Sipas kryedemokratit, Rama do të niste ‘Ismailin’ për të sjellë si triumfator policët e Kosovës në Tiranë, por Vuçiçi urdhëroi gjykatën ti mbante në burg.
Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:
Rama përfundon si limon i shtrydhur. Ismaili i tij ngeli në pistë! Afera McGonigal si shpata e drejtësisë mbi kokën e Edi Ramës!
Pikërisht në momentin kur Rama do niste Oltën me Ismailin në Beograd për të sjellë në Tiranë policët e rrëmbyer, Presidenti i Serbomadhisë, Aleksandër Vuçiç, urdhëronte gjykatësit të mbante ata me akuza false në burg. Kështu Rama doli nga këto qëndrime antishqiptare thjeshtë si një limon i shtrydhur nga si ‘vllau’ i tij, serbomadhi Vuçiç.
Por Rama jo vetëm nuk fajësoi dot autoritet e Kosovës për reagimin e tyre të drejtë ndaj ndërhyrjes së tij brutale në punët e brendshme të këtij vendi, por ai dështoi me turp edhe në përpjekjen e tij me aktet që bëri si ‘euroatlantist’ anti-NATO, që është (keni parasysh se në një akt urrejtje ndaj Aleancës, ai zhduku flamurin e NATO-s nga Kryeministria dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë) për të lehtësuar sado pak gjendjen e tij të tmerrshme para drejtësisë amerikane.
Tashmë dihet botërisht se ‘Euroatlantisti’ Edi Rama është nën hetim të hapur penal nga gjykata e Ëashingtonit, kryeqytetit të komunitetit euroatlantik për aferën e tmerrshme McGonigal. Korruptimi i ish shefit të kundërzbulimit të FBI për Neë York-un, Charles McGonigal, angazhimi i tij nga Rama në kohën kur ai ishte në detyrë kundër opozitës shqiptare, propozimi i prokurorit të çështjes për bashkim të dosjes shqiptare me dosjen ruse të Mc Gonigal është çështja përvëluese e hetimit të hapur penal që tmerron Edi Ramën dhe së shpejti do mund ta bëj atë një banor të ishullit Rikers. Tradhtarët e kombit të tyre marrin fundin që meritojnë!