Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se do t’i ftojë në një takim urgjent Kosovën dhe Serbinë javën e ardhshme në Bruksel.
Borrell është shprehur se janë në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çfarë ka ka ndodhur në të vërtetë.
“Ka pasur një incident atje lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga Kosova dhe ne po përpiqemi të kuptojmë saktë se çka ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çfarë ka ka ndodhur në të vërtetë që ka cuar në këtë arrestim”, ka thënë ai për gazetarët para nisjes së takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së me NATO-n, raporton AP.
“Në ndërkohë, duhet të bëjmë thirrje për qetësi në terren dhe duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një modalitet të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka deklaruar ai.