Tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD/ Dashnor Sula: Skenar i organizuar për rikthimin e Bashës, Alibeaj ka qenë patericë e tij !

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se përplasjet në Kryesinë e PD-së ishin një skenar i mirëorganizuar për të bërë të mundur rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Komentet Sula i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku shprehu bindjen që ky ishte një proces i përfunduar.

Ai shtoi se gjatë gjithë kësaj kohe, Enkelejd Alibeaj ka qenë e shndërruar në patericë të Lulzim Bashës dhe përmbushi misionin për t’ja kthyer partinë sërish atij.

Ai tha se mbështetësit e Bashës nuk kishin ardhur të diskutonin për ringritjen e PD-së, por sipas tij, këmbëngulnin vetëm në mbajtjen e zgjedhjeve brenda partisë brenda datës 15 korrik.

“Kam qenë me kolegun Korreshi dhe kemi qenë kundër rikthimit të Bashës, gjë që u pa edhe dje që mbështetësit e tij ishin të dirigjuar dhe të mirëskenuar. Thjesht kërkohej hapja e garës në datën 15 dhe të gjithë nga i pari te i fundit nuk artikulonin asgjë, vetëm zhvillimin e zgjedhjeve në datën 15.

Alibeaj ka qenë e shndërruar në një patericë totale të Bashës. Përmbushi misionin deri në datën 14 maj dhe kërkon t’ja kthejë PD-në Bashës. E kam thënë mbrëmë gjatë mbledhjes së kryesisë. Rikthimi i Bashës është një skenar i organizuar. Bardhi kërkonte që të bëheshin zgjedhje në seksione dhe grupseksione. E kam bindje dhe është proces i mbaruar, ka përfunduar kjo punë”, është shprehur Sula.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko